E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD bojkoton zgjedhjet

LDD ka vendosur të abstenojë nga procesi i rivotimit në Komunën e Skenderajt Nga Express më 07 janar 2011 në ora 15:14

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) ka njoftuar se do të abstenojë të dielën gjatë procesit të rivotimit në Komunën e Skenderajt.

“Duke u bazuar në komunikatën e Kryesisë së LDD’së, të datës 07.01.2010, lidhur me parregullsitë e shprehura në zgjedhjet nacionale në tërë Kosovën, Kryesia e Degës së LDD’së në Skenderaj ka vendosur që të abstenojë nga procesi i rivotimit të datës 09.01.2010 në Komunën e Skenderajt”, thuhet në një komunikatë për media të LDD’së.

Kjo parti mbështet opsionin që zgjedhjet të përsëriten në gjithë Kosovën.
“Konsiderojmë se vetëm përsëritja e tërë procesit zgjedhor në tërë Kosovën është zgjidhja e vetme e pranueshme”, thuhet në komunikatën e LDD’së.

LDD e Nexhat Dacit, sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur ta kalojë pragun prej pesë përqindësh. Si rrjedhojë e kësaj, shumë zyrtarë të lartë të LDD’së kanë filluar ta braktisin këtë subjekt politik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›