E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Rivotim në24 qendra votimi tëMitrovicës

MITROVICE- Gjykata Supreme e Kosovës vendosi sot përsëritjen e zgjedhjeve në 24 qendra votimi në komunën e Mitrovicës.

Vendimi u mor pas ankesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

Sipas tij, gjykata vendosi që të anullojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe të urdhërojë KQZ-në që të përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve në këto 24 qendra të votimit.

Sipas të përditshmes Koha Ditore, vendimin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilët thanë se e kanë pranuar vendimin e Gjykatës.

Në komunën e Mitrovicës, në zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin 29 qendra votimi. I takon KQZ-së të vendosë nëse do të riorganizojë rivotim të plotë në këtë komunë apo vetëm në 24 qendra.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›