E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, serbët kremtojnëKrishtlindjen, Policia eKosovës garanton sigurinë

MITROVICE- Ndërsa kanë kaluar urën mbi lumin Iber për të festuar Krishtlindjet Ortodokse, serbët e veriut të Mitrovicës kanë falënderuar policinë e Kosovës për garantimin e sigurisë duke uruar që në të ardhmen ata të mund të lëvizin lirshëm e madje të festojnë sëbashku me shqiptarët.

Dhjetëra serbë u mblodhën në kishën Shën Sava e cila u dogj gjatë trazirave të vitit 2004 , për tu rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë.

Cdo vit serbët e veriut vijnë këtu për të kremtuar festat fetare. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur udhëtimi i tyre shoqërohej nga një prani e lartë e KFOR-it, kësaj here ata u shoqëruan nga policia e Kosovës të ndihmuar dhe nga forcat e EULEX. Madje dhe siguria në kishë u organizua nga policia e Kosovës.

“Do të thotë shumë për ne dhe i falenderojmë që na e bënë të mundur të vijmë këtu dhe shpresojmë që në të ardhmen të lëvizim lirisht” shprehet një qytetar serb.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›