PDK: Qeveria ka dështuar me reformat
PDK-ja, edhe pse pjesë e koalicionit qeveritar ka deklaruar se, maxhoranca nuk realizoi reforma të plota, ashtu siç kishte premtuar elektoratin e saj.
Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Ndue Shpani, theksoi se aktualisht janë bllokuar reformat. "Partia Demokristiane shpreh shqetësimin e saj lidhur me bllokimin e reformave kryesore dhe e konsideron dështim të Kuvendit dhe të forcave kryesore politike shtyrjen e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve për sesionin e ardhshëm parlamentar. PDK-ja gjykon se vonesa në kryerjen e reformave kryesore në vend dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, që janë angazhimi ynë kryesor", deklaroi Shpani. Sipas tij, gjatë legjislaturës së kaluar, pavarësisht bilancit propagandistik për sukseset e Kuvendit, pati një mungesë të theksuar vullneti politik për kryerjen e reformave më të rëndësishme, ndërkohë që u shfaqën tendenca të rrezikshme për deformimin e reformave nëpërmjet pazareve politike, apo përpjekjeve për të kufizuar pavarësisë e institucioneve të pavarura kushtetuese. PDK-ja vëren me shqetësim se gjatë sesionit të kaluar Kuvendi u përfshi në konflikte të panevojshme me institucionet e tjera kushtetuese, ndërkohë që shpesh seancat parlamentare u degraduan në konflikte skandaloze, që dëmtuan rëndë imazhin e Kuvendit në publik dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë.