PDK: Vrasja e Kekës për motive politike

Vrasja e kryetarit të partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe është vrasje politike është shprehur nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja. Sipas kësaj partitw përgjegjësia kryesore për shkatërrimin e procesit elektoral në qarkun e Shkodrës është e kryetares së kuvendit Jozefina Topalli dhe gjithashtu ajo ka përgjegjësi edhe vrasjen e Kekës ka denoncuar publikisht ai.
Aleks Keka ka marrë shpesh herë telefonata kërcënuese, dhe telefonata të tilla vazhdojnë që të marrin të gjithë anëtarët e PDK-së ka thënë Beja. Partia Demokristiane gjithashtu kërkoi ndihmën e OSBE-së, ambasadës Amerikane dhe të gjithë anëtarëve të trupit diplomatik të NATO-s që të ushtrojnë presionin e duhur për ndaljen e vrasjeve politike në vend.