PS, DASH: Shqipëria kampione për korrupsionin
TIRANë- Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e rendiste Shqipërinë si vend tranzit për drogën dhe ku korrupsioni ishte i lartë, pasi njerëz të caktuar fshiheshin pas imunitetit, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputeti Sajmir Tahiri deklaron se: “Korrupsioni mbetet një problem madhor”. “Hetimet për korrupsion pengohen nga imuniteti që gëzojnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Tashmë këtë nuk e thotë vetëm Partia Socialiste, por e thotë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, BE, KE edhe Transparency International, dhe çdo partner tjetër ndërkombëtar që vlerëson Shqipërinë për çështje të korrupsionit” – deklaron Tahiri.
Deputeti Tahiri ka përmendur si shembull të këtij korrupsioni abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, përmbytjet në Shkodër e Lezhë.
“I kujtojmë Kryeministrit Berisha se ne dhe shqiptarët nuk kemi harruar tragjedinë e Gërdecit, nuk kemi harruar korrupsionin patriotik me rrugën Durrës-Kukës, nuk kemi harruar shembjen e Tunelit të Thirrës, nuk kemi harruar përmbytjen në Shkodër e Lezhë, dhe mbi të gjitha, nuk kemi harruar as ata që vetë Sali Berisha i mban të fshehur nën sqetullën familjare apo politike të imunitetit parlamentar” – tha Tahiri , ndërsa nënvizoi se “është e sigurt se këto nuk do jenë në asnjë mënyrë “raste që nuk zgjidhen kurrë”, por shumë shpejt do jenë raste para drejtësisë për zgjidhje përfundimtare.
(m.a/BalkanWeb)