Skrapar, arrestohet pronari i gurores ku humbën jetën 2 punëtorët
Menjëherë pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy punëtorët Jani Pirko dhe Lili Tumani, ekspertet e policisë dhe oficerët gjyqësore kryen hetimet paraprake në vendin e ngjarjes si dhe bënë shoqërimin e pronarit të gurores Gentjan Qama, ndërsa prokurori i rrethit të Beratit, Xhemal Saliaj ka lëshuar urdhrin e arrestit për pronarin në fjalë. Sipas burimeve nga organi i akuzës, pronari i kësaj guroreje, Qama ka shkelur rregullat e sigurimit teknik në kantierin e punës në vendin e quajtur Mali i Novajt.
Të njëjtat burime thanë se pronari Qama, para fillimit të punës duhet të kishte zbatuar rregullat e sigurimit teknik si dhe të instruktonte punëtorët për zbatimin e tyre, pasi mungesa e zbatimit të tyre solli dhe rastin tragjik ku dhe humbën jetën dy punëtorët Jani Pirko dhe Lili Tumani, përkatësisht 41 e 52 vjeç, të dy banorë të qytetit të Urës-Vajgurore. Oficerët e policisë gjyqësore që kanë që kryen dhe hetimet e para duke marrë në konsideratë dhe ekspertizën ligjore përgatitën dosjen dhe akuzën përkatëse për pronarin e kantierit të nxjerrjes së pllakave dekorative. Sipas këtyre burimeve, edhe pse çështja është nën hetim, shkak për vdekjen e punëtorëve ka qenë shkelja e rregullave të sigurimit teknik të punës. Nisur nga ekspertiza dhe nga hetimet paraprake në dosjen e përpiluar për këtë ngjarje, u përpilua edhe akuza ndaj pronarit Qato, që është shkelje të rregullave dhe të mbrojtjes në punë, akuzë kjo e bazuar në nenin 289 të Kodit Penal. Dosja përkatëse është dorëzuar në organin e prokurorisë për të vazhduar hetimet e mëtejshme rreth kësaj ngjarjeje tragjike që solli edhe dy viktimat.
Ngjarja
Dy punëtorët kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa punonin për nxjerrjen e pllakave në fshatin Novaj në Poliçan. Shkëputja e një masivi dheu mësohet të ketë zënë poshtë punëtorët, të cilët kanë qenë duke gërmuar për nxjerrjen e gurit dekorativ, ndërsa shumë pranë vendit të ngjarjes kanë qenë dhe punëtorë të tjerë që fatmirësisht skanë pësuar asnjë lëndim. Lili Tumani, 52 vjeç dhe Jani Pirko, 46 vjeç, banorë të Urës Vajgurore, kishin nisur punën ashtu si çdo ditë tjetër për nxjerrjen e gurit dekorativ në vendin e quajtur Gorica e Parë në fshatin Novaj, e cila njihet si zona më e madhe e nxjerrjes së gurit dekorativ. Por, ndërsa kanë punuar për vetëm një orë, rreth orës 07:30 një masiv dheu mësohet të jetë shkëputur nga pllaja ku nxirreshin gurët dhe ka zënë poshtë dy punëtorët që ndodheshin shumë afër zonës. Kanë qenë punëtorët e tjerë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke i nxjerrë nga masivi i dheut dhe pllakave, por fatkeqësisht nuk mundën ti shpëtojnë nga vdekja.