E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK fiton raundin e tretë në Prizren dhe Lipjan

Prishtinë, 1 shkurt, NOA Raundi i tretë i zgjedhjeve
lokale në Kosovë, mbajtur dje përkatësisht në komunat e Prizrenit dhe Lipjanit,
njeh si fituese Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Të paktën kështu konfirmojnë rezultatet paraprake
të komunikuara nga KQZ në një konferencë për media të mbajtur pak pas mesnatës,
lidhur me votat e hedhura nga qytetarët e këtyre dy komunave për kryetarin e ri
të tyre.

Kështu, në Prizren kandidati i PDK-së, Ramadan
Muja, sipas rezultateve paraprake  të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, ka fituar 53.2 % të votave, ndërsa
kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi 46.8 %.  Ndërsa në komunën e Lipjanit, kandidati i PDK-së Shukri Buja fitoi 53.7 % të
votave, ndërsa Imri Ahmeti i LDK-së fitoi 46.3 %.

Nga ana tjetër, KQZ raportoi edhe se pjesëmarrja
në këtë raund zgjedhor ka qenë e ulët, krahasuar me dy raundet e mëparshme.
Në këto zgjedhje mësohet se u thirrën për të votuar 185.933 votues, ndërkohë që
procesi zgjedhor u mbikqyr nga 2.811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›