PDK, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave në Shkodër
Ndoka, padi për shtatë numërues votash në katër qendra numërimi. Akuza për shpërdorimin e detyrës dhe falsifikim dokumentesh
Eljona Ballhysa
Partia Demokristiane ka depozituar dje në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për shtatë anëtarë të grupit të numërimit të votave në katër qendra në qarkun e Shkodrës. Në kallëzimin e depozituar në Prokurori, personat në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zgjedhore që kanë sjellë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Shtatë anëtarët e grupit të numërimit të votave në katër qendra votimi në Shkodër e kanë nxjerrë PDK-në me zero fletë votimi, gjë që nuk pranohet nga PDK-ja, e cila gëzon mbështetje elektorale në qarkun e Shkodrës. Partia Demokristiane është e para parti që depoziton kallëzim penal me emra të përveçëm ndaj anëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Pritet që edhe parti të tjera, të cilat kanë dyshime për manipulim, të ndjekin të njëjtën rrugë, që duket se është e vetmja për të vërtetuar manipulimin e bërë gjatë procesit zgjedhor.
Kallëzimi
Bazuar në Nenin 283 të Kodit të Procedurës Penale, Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, në cilësinë e personit juridik që ushtron aktivitet politik në Republikën e Shqipërisë, ka depozituar dje në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj shtetasve: Neritan Kalakushi, Zamir Kozmani, Esmeralda Elezi, Vilson Molla, Jetmira Kozmani, Shpëtim Turkaj e Erfit Dushku. Këta shtetas janë banues në Shkodër dhe janë kallëzuar në cilësinë e anëtarëve të grupit të numërimit të votave të zgjedhjeve të datës 28.06.2009, që u përkasin qendrave të votimit nr. 0083, 0101, 0255 dhe 0294.
Në padinë e bërë nga PDK-ja jepen fakte që vërtetojnë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve nga anëtarët e grupit të numërimit të votave. “Në datën 28.06.2009 janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Nga ana e të kallëzuarve, anëtarë të grupit të numërimit të votave, janë përpiluar tabelat e rezultateve të qendrave përkatëse të votimit. Sipas këtyre tabelave ka rezultuar që Partia Demokratike të ketë marrë 161 vota në QV Nr. 0083, 180 vota në QV Nr. 0101, 327 vota në QV Nr. 0255 dhe 246 vota në QV Nr. 0294, ndërsa PDK-ja të këtë marrë zero vota në QV Nr. 0083, zero vota në QV Nr. 0101. Nga verifikimet e kryera në dokumentacionin zyrtar dhe nga rinumërimi i votave ka rezultuar që shifrat e deklaruara në procesverbal janë të rreme. Konkretisht, janë shkruar 138 vota më tepër për Partinë Demokratike dhe 22 vota më pak për PDK-në. Verifikime të mëtejshme, të kryera nga përfaqësues të PDK-së, kanë vërtetuar përkundrejt dokumentacionit të saktë ligjor shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve”, - shkruhet në kallëzimin penal të bërë nga Partia Demokristiane.
Akuzat
Sipas PDK-së, nga ana e të kallëzuarve, në bashkëpunim, janë kryer veprime të kundërligjshme, duke u konsumuar elementet e figurës së veprave penale. Sipas demokristianëve, anëtarët e grupit të numërimit kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke shkelur në këtë mënyrë nenet 248, 25 të Kodit Penal.
Një tjetër akuzë e ngritur ndaj tyre është ajo e falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve, i parashikuar si krim nga nenet 25 dhe 326 të Kodit Penal. “Shtetasit e kallëzuar, me dashje, me veprime direkte, kanë krijuar dhe kanë përdorur të dhëna të rreme mbi rezultatet e zgjedhjeve. Qëllimi kriminal në kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve ka rezultuar i qartë pas paralajmërimeve të dhëna për përmbajtjen e rreme të akteve të falsifikuara. Shtetasit e kallëzuar, në cilësinë e anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, kanë kryer veprime aktive që drejtohen kundër përmbushjes së rregullt të detyrave shtetërore, të manifestuara nëpërmjet cenimit të rregullsisë së dokumentacionit zgjedhor për interesa të një grupi të caktuar njerëzish. Në rrethanat e përshkruara gjenden elemente të shkeljeve të rënda të ligjit penal. Këto elemente janë shpërdorimi i detyrës, si dhe falsifikimi i dokumentacionit zgjedhor, paraqitja e të dhënave të rreme për të realizuar interesa që i kundërvihen moralit shoqëror dhe marrëdhënieve në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të kallëzuarit i kanë konsumuar veprat penale në bashkëpunim. Hetimi i mëtejshëm i çështjes do të dallojë dhe do të vërtetojë pjesëmarrjen ose jo të subjekteve të tjera në kryerjen e krimeve të përmendura, objekt i kallëzimit”, - shkruhet në padinë e depozituar nga PDK-ja në Prokurorinë e Përgjithshme. Më tej demokristianët kërkojnë që Prokuroria të bllokojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe të marrë prova verbale dhe shkresore.
Ndoka: “Të krijohet qeveri teknike për zgjidhjen e krizës politike”
Pas denoncimit në Prokurorinë e Përgjithshme të anëtarëve të grupit të numërimit të votave në qarkun e Shkodrës, Partia Demokristiane ka kërkuar dje dorëheqjen e kryeministrit Berisha, si përgjegjës kryesor për manipulimet në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, më tej ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike me përbërjen e të gjitha forcave politike, e cila të punojë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri, gjë që do t’i japë fund krizës politike në vend. “Faktet janë të shumta dhe nga rinumërimi i votave në qarkun e Shkodrës duket qartas se: Partia Demokratike, nëpërmjet komisionerëve të saj, i ka shtuar vetes vetëm në qarkun e Shkodrës 11 784 vota. Koalicionit “Poli i lirisë” i janë vjedhur 5 873 vota, ku më e dëmtuara është PDK-ja. Pra koalicionit “Poli i lirisë” dhe konkretisht PDK-së, i është vjedhur një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun e Shkodrës. Të ndodhur përpara këtyre fakteve tronditëse, Partia Demokristiane i ka dërguar Prokurorisë të gjitha provat dhe materialet që disponon, duke ngritur një padi penale kundër të gjithë atyre që guxuan të fusin duart në kutitë e votimit, duke deformuar votën e lirë dhe vullnetin e votuesve shqiptarë. Gjithashtu, PDK-ja do të informojë për të gjitha parregullsitë e gjetura Presidentin e Republikës, ambasadat e vendeve të BE-së, SHBA-ve, OSBE/ODIHR-in, do të informojë Grupimin Politik të Partive Kristian-Demokrate Europiane dhe do të kërkojë nga faktori ndërkombëtar, miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë që të ushtrojnë ndikimin e tyre pozitiv, për kthimin e normalitetit të jetës politike në vendin tonë”, - është shprehur Ndoka gjatë një deklarate për shtyp. Në përfundim ai vuri theksin në domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie teknike, e cila do t’i japë fund krizës politike në vend. “Partia Demokristiane, pasi ka faktuar vjedhjen e votave që është realizuar nga ndërhyrjet e qeverisë dhe PD-së gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit në qarkun e Shkodrës, e bindur që kjo vjedhje është realizuar në të gjithë vendin, i kërkon kryeministrit, z. Sali Berisha, të japë dorëheqjen, si përgjegjësi kryesor për dështimin e procesit zgjedhor dhe përfshirjen e vendit në një krizë të thellë politike, ekonomike e morale. PDK-ja kërkon krijimin e një qeverie teknike, me përfshirjen e të gjitha partive me peshë në jetën politike, në mënyrë që të realizohen disa reforma të rëndësishme dhe jetike për vendin, si reforma në Kodin Zgjedhor, reforma në sistemin e Drejtësisë dhe reformat e tjera për të plotësuar standardet për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në BE dhe së fundi garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira”, - është shprehur kryetari i PDK-së.
Faktet
- Më datë 28 qershor, në orën 17:00, nëpërmjet një konference shtypi, PDK-ja ka denoncuar vjedhjen e votave në disa qendra votimi të qarkut të Shkodrës, si rritje artificiale të votuesve, duke futur fletët e votimit në kuti për persona që nuk kanë shkuar për të votuar (emigrantët, persona të vdekur të regjistruar në lista etj.).
- Në disa qendra votimi komisionerët e dy partive politike, PD e PS, kanë mbyllur votimin me pazare, duke nxjerrë rezultate fiktive, si 300 me 1, 450 me 4 etj.
- Kryetarja e Kuvendit ka sulmuar me shpifje ordinere të papërgjegjshme gjatë fushatës elektorale Partinë Demokristiane, si parti mafioze, trafikantësh dhe spiunësh.
- Pak ditë pas këtij sulmi politik të bërë në mënyrë publike nuk vonuan edhe aktet barbare ku edhe vritet kryetari i PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleksandër Keka.
- Janë penguar me forcë vëzhguesit e koalicionit “Poli i lirisë” të jenë prezentë në numërimin e votave duke u ushtruar presion edhe nga Policia e Shtetit.
- Terrori psikologjik, politik vazhdoi gjatë gjithë fushatës ndaj drejtuesve të PDK-së, kandidatëve të saj për deputetë, si dhe tek anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së.
23 Tetor 2009