256 mijë persona pa karta identiteti. Nuk votojnë dot
Më 28 qershor, 256 mijë shqiptarë nuk do të mund të shprehin vullnetin e tyre për partinë politike që preferojnë. Ministria e Brendshme në mënyrë zyrtare ka deklaruar shifrën e saktë të personave mbi 18 vjeç që nuk disponojnë asnjë dokument identifikimi, as pasaportë dhe as kartë identiteti. Ministria e Brendshme nuk e ka të qartë numrin e duhur të personave të cilët nuk ndodhen në Shqipëri dhe arsyen e vërtetë se pse këta 256 mijë nuk kanë aplikuar për kartën e identitetit, ndërkohë që nuk kanë as pasaporta. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, ka sqaruar se "numri i emigrantëve luhatet nga 160-260 mijë dhe kjo iu bë publike kohë më parë Partisë Socialiste dhe përfaqësuesve të ODIHR-it". Zëdhënësi Konja pohoi se lista e personave që aplikuan për letërnjoftimet dhe e atyre që nuk kanë në dorë një dokument identifikimi u është dorëzuar partive politike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari organizativ për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami, lidhur me këtë çështje tha se "PS do të bëjë publike qëndrimin e saj pasi të shohë listën dhe të bëjë verifikimet përkatëse". Në Shqipëri janë 3084067 zgjedhës dhe sipas të dhënave të pohuara edhe nga vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, 1.4 milionë marrin pjesë në votime. Deri tani kanë aplikuar për kartën e identitetit 1446000 shqiptarë.
Deri tani, mbi 1.1 milionë shtetas kanë marrë në dorë kartën e identitetit, ndërkohë që vlen të theksohet se fluksi më i madh gjatë këtyre ditëve do të jetë te tërheqja e kartave, sesa tek aplikimi i tyre. Ministria e Brendshme njofton se zyrat e gjendjes civile do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së diel, deri në momentin e mbylljes së qendrave të votimit.
Ngërçi i këtij procesi është fakti se personat që kanë aplikuar për kartat e identitetit ditët e fundit kanë kohë të shkurtër prej 10 ditësh për të marrë letërnjoftimin elektronik për të votuar më 28 qershor. Ministria e Brendshme garantoi se ka të gjitha kapacitetet për të shpërndarë kartat e identitetit edhe ditën e votimeve më 28 qershor. Një problem teknik, apo çdo vonesë e qëllimshme ose e pafajshme vendos në rrezik procesin dhe votën e atyre personave që s‘kanë pasaportë, kanë kryer aplikimin për letërnjoftimin elektronik, por ende nuk kanë marrë në dorë kartën e identitetit. Ministria e Brendshme publikoi të dhënat përfundimtare për procesin e kartave të identitetit. Zëdhënësi i kësaj ministrie bëri të ditur se listat i janë dërguar KQZ-së dhe partive të interesuara. "Ka përfunduar përpunimi i të gjitha të dhënave për qytetarët që aplikuan për letërnjoftime elektronike. Pas përfundimit të këtij procesi po i dërgojmë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tek partitë politike të interesuara", tha Konja. Materialet e dërguara në KQZ nga Ministria e Brendshme janë lista emërore e zgjedhësve që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, lista emërore e zgjedhësve që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik dhe lista emërore e zgjedhësve pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Lista e zgjedhësve që duhet të tërheqin letërnjoftimet pranë zyrave të aplikimit është e rifreskuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë qytetarëve shqiptarë të paraqiten për të tërhequr letërnjoftimet elektronike. Në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme është vendosur edhe lista e personave që kanë aplikuar për kartën e identitetit, por ende nuk kanë marrë letërnjoftimin elektronik.