Parlamenti slloven ratifikon Protokollin e Anëtarësimit
10/02/2009 Integrimi në NATO
Sllovenia ka ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Parlamenti slloven ka votuar në seancën plenare të ditës së djeshme mbështetjen e anëtarësimit të vendit tonë në aleancën më të madhe ushatarko-politike, duke u bërë kështu vendi i 21-të që e përmbyll këtë proces. Menjëherë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndet ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit nga Parlamenti slloven. “Ministria e Punёve tё Jashtme e Republikës sё Shqipёrisё, duke falënderuar vendet anëtare të NATO-s që kanë ratifikuar Protokollet e Anëtarësimit të Shqipërisë, përfiton nga rasti t’i sigurojë ato se Shqipëria do të vazhdojë e vendosur në rrugën e pakthyeshme të reformave, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit si pjesë me të drejta të plota të kësaj Aleance para Samitit të Strasburg-Kiehlit.”, thuhet në deklaratën për shtyp të MPJ-së. Pak ditë më parë në media u hodh dyshimi i mungesës së votës së Parlamentit slloven, por kjo gjë u hodh kategorikisht poshtë nga ministri i Jashtëm Lulzim Basha, i cili deklaroi përfshirjen në axhendën e Parlamentit slloven të Protokollit.
Ligji i dosjeve
Berisha kërkon asistencën e ekspertëve çek
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë të ditur përfaqësuesve të Trojkës së Bashkimit Evropian se qeveria e tij do të kërkojë asistencën e ekspertëve më të mirë nga Çekia, për të zbatuar ligjin e listracionit. Paraditen e djeshme, Trojka në përbërje të së cilës sihin Amasadorja e Republikës së Çekisë, Ambasadori e Komisionit Evropian dhe Ambasadori i Suedisë, ka pasur një takim të veçantë, kokë më kokë me kreun e qeverisë për të biseduar me të rreth ligjit të lustracionit. Gjatë këtij takimi, mësohet se Kryeministri Berisha ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ky ligj nuk do të shfrytëzohet politikisht dhe zbatimi i tij do të jetë i drejtë dhe në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet ndërkombëtare. Ai ka parashtruar kërkesën për sjelljen në Shqipëri të ekspertëve çekë, të cilit do të asistonin dhe të ndihmonin në zbatimin e këtij ligji. Bashkimi Evropian në qëndrimet zyrtare ka qenë tepër kritik ndaj ligjit të miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës së djathtë politike.