Martti Ahtisaari ; Negociatori i Paqes
Zgjidhja e një prej çështjeve më të koklavitura në historinë e Ballkanit që çoi më pas në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ngritjen e një shteti të ri në zemër të Evropës, është vlerësuar me çmimin “Nobel” për Paqen. Njeriu që ka negociuar për muaj me radhë për statusin e Kosovës, mbi bazën e paketës së zgjidhjes propozuar prej tij, po ndërtohet shteti i ri, është nobelisti më i ri i paqes në botë. Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, është njeriu i paqes për vitin 2008, duke kurorëzuar kështu 30 vitet e tij të përpjekjeve për të zgjidhur konflikte në mbarë botën, por që për shqiptarët dhe jo vetëm për ta, do të mbahet mend për zgjidhjen më paqësore që gjeti për të ardhmen e Kosovës, duke shmangur konfliktin dhe duke i dhënë Prishtinës një pavarësi të mbikëqyrur. Autoriteti i këtij njeriu në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare ka bindur dje komitetin norvegjez të çmimit “Nobel” për të zgjedhur “negociatorin” në mes 200 kandidatëve për këtë çmim me vlerë 1.4 milionë dollarë.
Kosova ka luajtur pa dyshim rolin kyç në marrjen e këtij çmimi, gjë që u pranua dhe nga Komiteti Norvegjez i “Nobelit”, i cili në motivacionin e “Nobelit” shkruan: “Për përpjekjet e tij të rëndësishme në disa kontinente për më tepër se tri dekada, për t'i zgjidhur konfliktet ndërkombëtare". Por kryesuesi i Komitetit Norvegjez, Danbolt Mjoes, duke e cilësuar një ndërmjetësues të shkëlqyeshëm ndërkombëtar, përmendi rolin e ish-presidentit finlandez në ndërmjetësimin e tij për Kosovën. “Në vitin 1999, si i dërguar kryesor i Bashkimit Evropian, Ahtisaari arriti të bindë Sllobodan Millosheviçin që t’i pranojë kushtet e NATO-s për t'i dhënë fund fushatës ajrore në Kosovë. Në vitin 1999 dhe përsëri në vitin 2005, e deri në vitin 2007, ai synoi në rrethana veçanërisht të vështira, për të gjetur zgjidhje për konfliktin në Kosovë", - tha Mjoes.
Por shumë më modest është treguar vetë Ahtisaari për arritjen e tij në zgjidhjen e konfliktit në Ballkan, duke cilësuar si arritjen e tij më të madhe Namibian. ''Namibia ishte absolutisht çështja më e rëndësishme, pasi mori një kohë shumë të gjatë'', - deklaroi Ahtisaari, i cili shtoi se “nuk mund të lë pa përmendur as punën në provincën indoneziane Aceh dhe kontributin në Ballkan''.
Kush është Negociatori i Paqes
Prishtina: Kjo është fitore e Kosovës
Autoritetet në Kosovë kanë përshëndetur vendimin e Komitetit Norvegjez për dhënien e çmimit “Nobel” për Paqe ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se ai ka bërë punë të madhe në zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, ndërsa vend të veçantë këtu ka edhe Kosova. “Unë mund të them se është një evoluim i jashtëzakonshëm që është bërë nga Komisioni i Lartë i Mbretërisë Norvegjeze për t’i dhënë meritën një njeriu që ka bërë punë të madhe, kohë të gjatë, për paqen dhe stabilitetin në hapësirat e ndryshme të globit. Në këtë rast, mund të them se me peshë të veçantë është çështja e Kosovës, në formulat që ai ka ofruar, në rrugën që ai ka përcjellë në gjithë procesin e vështirë të negocimit", - tha Presidenti Sejdiu. Edhe Kuvendi dhe qeveria e Kosovës kanë uruar ish-presidentin e Finlandës. “Na gëzon fakti se çmimi iu dha më shumë se për çdo gjë tjetër, edhe për propozimin e suksesshëm që arriti në procesin politik për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Konsiderojmë se kjo është një fitore e shtetit të Kosovës në forcimin e njohjes ndërkombëtare të saj", - thuhet në deklaratën e Kuvendit.
Berisha përshëndet laureimin e Ahtisarit
Kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, përshëndeti dje laureimin e Presidentit Ahtisaari me çmimin “Nobel për merita për përpjekjen në shuarjen e konflikteve në botë” si përzgjedhjen më të goditur dhe më të merituar të komisionit të çmimit “Nobel”. Presidenti Marti Ahtisaari me virtytet e çmuara të një burri shteti të shquar, mençurinë, urtësinë, vendosmërinë, largpamësinë dhe ndershmërinë dha një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajone të ndryshme të botës. Ndaj duke i përcjellë urimet më të përzemërta për këtë nderim të merituar Kryeministri Berisha shpreh dhe një herë vlerësimin dhe mirënjohjen e tij më të thellë për ndihmën që Presidenti Ahtisaari ka dhënë për paqen në Ballkan dhe në rajone të tjera.
Reagon Serbia: Kjo, hakmarrje e SHBA-së
Serbia shpreson se çmimi “Nobel” për Paqen që i është dhënë finlandezit Martti Ahtisaari “nuk është një vlerësim për punën e tij si ndërmjetës për Kosovën”. Beogradi zyrtar vlerëson se me Kosovën, Ahtisaari i ka ndihmuar një ndarjeje të paligjshme, duke rritur tensionet në Ballkan dhe rreziqet për paqen”. Zëdhënësi I qeverisë serbe është shprehur i bindur se dhënia e çmimit të Paqes, Martti Ahtisaarit, autorit të një plani negociatash për ndarjen e Kosovës, është një hakmarrje e SHBA-së. “Është një hakmarrje e SHBA-së, pas surprizës së pakëndshme të dy ditëve më parë nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, - ka deklaruar zëdhënësi. Në këtë rast ai i është referuar votës të vetë Asamblesë, sipas së cilës është pranuar kërkesa e Serbisë që të transferohet dosja “Kosova” në Gjykatën e Drejtësisë Ndërkombëtare të Hagës, që të shprehet për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë të Prishtinës më 17 shkurt 2008.