Qeveria, “ok” lehtësimit të vizave me Norvegjinë dhe Islandën
Shqipëria kërkon lehtësim vizash me Norvegjinë dhe Islandën, por dhe ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në dy vendet respektive. Këshilli i Ministrave miratoi dje propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, për lehtësimin e lëshimit të vizave”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu dhe propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. E njëjta procedurë ndiqet dhe për Islandën. Konkretisht, miratimin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për lehtësimin e lëshimit të vizave. Përveç kësaj, qeveria miratoi dje dhe propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.