PS: Nuk futemi në zgjedhje pa karta identiteti
Autori i Lajmit: Red.
Opozita kërcënon se nuk do të hyjë më në proces zgjedhor nëse të gjithë votuesit nuk pajisen me karta identiteti. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe deklaroi se ky është një detyrim i marrë përsipër nga Qeveria në momentin kur është firmosur edhe Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit. “Ne kemi kërkuar reformë zgjedhore. Pa karta identiteti nuk shkojme ne zgjedhje”, - tha Brace. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist shpjegoi se PS ka kërkuar reformë zgjedhore jo për të ndryshuar një sistem por për të ndryshuar mënyrën e votimin dhe administrimit të votës. Ai theksoi se Berisha është i interesuar që deri në vitin 2009 të mos i pajisi shqiptarët me karta identiteti dhe me pasaporta bimometrike. Sipas tij ky sistem krijon deputetë të padenjë për Kuvendin e Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007