Reforma zgjedhore dështon mbledhja e komisionit
Autori i Lajmit: Red.
Dështon seanca e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Shkak është bërë përplasja e partive të opozitës si Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Socialdemokrate të cilat braktisën mbledhjen në shenjë proteste. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi ka akuzuar partitë e mëdha se po përjashtojnë nga proçesi partitë e vogla. “PD dhe PS nuk pranojnë ekspertët e partive të vogla”, - ka pohuar Gjinushi. Ai i ka bërë thirrje PS-së që të mos bëhet pjesë e një skenari që nuk zgjidh problemin. Kritika ndaj partive të mëdha kanë ardhur dhe nga kryetari i PDS-së, Paskal Milo.“PS dhe PD po bëjnë një marrëveshje për të bërë një reformë zgjedhore sipas nevojave të tyre”, - ka theksuar dhe Milo.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007