Zona 31, Shehi: Asnjë marrëveshje me të majtën
Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Lëvizjes për zhillim Kombëtar Dashamir Shehi ka hedhur poshtë akuzat e kandidati fitues ne zonën 31 Edi Paloka për financim të fushatës nga e majta për zgjedhjet e zhvilluara në zonën 31. Sipas tij deklaratat e Palokës janë deklaratat e një aventurieri. Shehi pohon se nuk ka patur asnjë marrëveshje me PS-në për të shkatërruar elektoratin e djathtë sikur deklaroi një ditë më parë Paloka. Duke hedhur akuza për manipulim të zgjedhjeve nga autoritetet shtetërore, Shehi tha se pas këtyre zgjedhjeve do të rishohë qëndrimin e tij me të djathtën që sipas tij nuk e meriton bashkëopunimin me LZHK-në.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007