PDR shkrihet me PD. Berisha-Pollo: Tani jemi një
Nga Daniela Bonollari
Kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i PDR-së, njëkohësisht zëvendës kryeministër i qeverisë Berisha, Genc Pollo shtrenguan duart e bashkimit, pas rreth 9-vitesh ndarje. Pollo zbuloi detajin se ideja e bashkimit, ishte e kryetarit PD.
TIRANE-PDR shkrihet me PD në një parti te vetme. Liderët e dy partive, Sali Berisha dhe Genc Pollo nënshkruan sot marrëveshjen që zyrtarizon bashkimin e Partisë Demokratike Reformatore me Partinë Demokratike. Kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i PDR-së, njëkohësisht zëvendës kryeministër i qeverisë Berisha, Genc Pollo kanë shtrënguar duart e bashkimit partiak, pas rreth 9-vitesh ndarje, dhe pas tre vitesh bashkëqeverisje. Kreu i partisë më të madhe të djathtë, Sali Berisha e përshëndeti këtë marrvëshje që sipas tij s’kishte si të ndodhte ndryshe mes dy partive simotra. Në fjalën e tij me këtë rast, Pollo, tanimë jo kryetar i PDR-së, por pjesë e PD-së zbuloi detajin se ideja e bashkimit, ishte e vetë kryetarit të PD-së, Sali Berishës
Nënshkrimi mes dy partive u realizua në Kryesinë e Kuvendit. Në një komunikim me mediat menjëherë pas nënshkrimit, kreu i PD, Sali Berisha tha se një bashkim i tillë ishte shumë i mirëpritur, jo vetëm nga forcat e djathta, por edhe nga të gjithë shqiptarët si dhe Partitë Popullore Evropiane. “Ky lajm pritej edhe nga partitë simotra që qeverisin sot në 16 vende anëtare të BE. Ishte pikërisht ky lajm qe kryesia e Partise Popullore Europiane priste nga partite tona”.
Kreu i partisë më të madhe të djathtë, Sali Berisha shtoi se shkrirja mes dy partive pritej të ndodhte, gjë që sipas tij s’kishte si të ndodhte ndryshe mes dy partive simotra. “Bashkimi i këtyre dy forcave politike ka në bazë kontributet e rëndësishme dhe vizionin e përbashkët, vizion i cili në Shqipëri faktohet si një vizion i madh suksesi. Faktohet me hapat e mëdha në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe BE, faktohet me arritje të mëdha në konsolidimin e normave dhe standardeve demokratike, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë”-theksoi Berisha gjatë takimit me Pollon.
Berisha nuk përjashtoi si arsye bashkimi edhe vitin elektoral 2009. Ai theksoi se ky bashkim do të ndihmojë për suksesin në zgjedhjet e ardhshme të koalicionit aktual qeverisës.
Në fjalën e tij me këtë rast, Pollo, tanimë jo kryetar i PDR-së, por pjesë e PD-së tha se ky është një bashkëpunim i frytshëm midis dy forcave politike. Sipas Pollos, këto dy parti nuk i ndan asgjë në program dhe nuk ka dallime midis tyre. Ai tha se ideja e bashkimit, ishte e vetë kryetarit të PD-së Berisha, që sipas Pollos, kjo do t’i shërbejë fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Bashkim i plotë mes Partisë Demokratike dhe asaj Reformatore ishte paralajmëruar nga segmentë të PD dhe PDR që në muajin gusht të këtij viti.
Shkëputja e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike e ka zanafillën shtatorin e vitit 1999, kohë në të cilën kjo parti po zhvillonte edhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të saj. Kështu,për herë të parë Genc Pollo provon që të hedhë kandidaturën e tij për të garuar me kreun e asaj kohe dhe që e ka ende këtë post, Sali Berisha. Por një ditë para se të zhvillohej procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit, kandidati Pollo u tërhoq nga gara. Ai deklaroi se ishin shkelur rregullat e garimit nga ana e kryetarit dhe kandidatit Berisha, si dhe nuk kishte asgjë që të mund t’i jepte atij garancinë se do të zhvillohej një garë e ndershme për këtë post. Gjatë një deklarate të bërë në 23 shtator të 1999, Pollo kërkoi përcaktimin e rregullave të lojës gjatë konkurrimit për kryetar të partisë. Por në të njëjtën ditë nga qyteti i Shkodrës, kreu i PD-së, Sali Berisha vë shenjën e barazimit mes Nanos dhe Pollos, duke iu referuar kërkesës që ky i fundit kishte bërë. Më pas situata u rëndua deri në momentin kur një grup i deputetëve qe e mbështesnin Pollon vendosën të largohen dhe nga partia, duke deklaruar se shkak ishte bërë mungesa e demokracisë në këtë parti. Por duket se pas rreth 9 vitesh diferencat mes këtyre dy partive nuk kanë ekzistuar realisht dhe e kanë kuptuar se qëllimet e tyre për të ardhmen paskan qënë të njëjta.
Procesi i bashkimi do të nisë që prej ditës së sotme, dhe sipas Pollos do të përfundoj në fillim të vitit të ardhshëm në të gjitha degët e vendit.
(d.b/BalkanWeb)