E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Shqipëria, vendi prodhues i marijuanës

Nga Eva Kushova
Shqipëria mbetet një nga rrugët kryesore tranzit të heroinës që vjen nga Afganistani dhe hyn në Europën Perëndimore. Në raportin e OKB-së, thuhet se Shqipëria nuk është në listën prioritare të shqetësimeve, por cilësohet si vendi prodhues i marijuanës. 

NJU JORK- Shqipëria mbetet një nga rrugët kryesore tranzit të heroinës që vjen nga Afganistani dhe hyn në Europën Perëndimore pikërisht nëpërmjet Ballkanit si korridori i parë kyc. Megjithatë tashmë Shqipëria nuk është në listën prioritare të shqetësimeve të ndërkombetareve. Lajmi bëhet i ditur në një raport që OKB publikoi për trafikimin e drogës në Afrikën Perëndimore. Raporti është publikuar dje në faqen e internetit te OKB-se por komentet për Shqipërinë bëhen në BBC nga analisti pranë zyrës së OKB për drogën në Vjenë, Thomas Pietschman. Sipas këtij zyrtari Shqipëria pati një rritje të madhe të trafikimit të drogës gjatë periudhës 2000-2004. Pas kësaj periudhe tani Shqipëria nuk është me shqetesim i madh. Sipas tij, opiumi që vjen nga Afganistani, shkon në Iran, në Turqi, më pas në Bullgari dhe nga Bullgaria në Shqipëri që pastaj vazhdon për në Itali. Ky ka qenë tipari klasik në vitet e fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ajo çka ka ndryshuar është se numri i trafikantëve dhe sasia e trafikut që kryhet nga Shqipëria ka rënë në vitet e fundit dhe këtu flas për pas vitit 2004. Ndërkohë raporti thotë se vetë shqiptarët dhe ballkansit nuk janë përdorues të shumtë të drogave. Gjithsesi Shqipëria përmendet si vend prodhues i mariuanës. Pjesa më e madhe e kanabisit që gjendet në Greqi dhe Itali vjen nga Shqipëria. Edhe marijuana qe trafikohet ne Serbi, Kosovë e Bullgari, burimin e ka nga Shqipëria. Gjithsesi ky zyrtar thotë bashkëpunimi me Shqipërinë nuk është në nivelin e duhur. Nuk ka shume fonde dhe nuk përfaqësohet në disa organizma dhe takime të rëndësishme si është takimi i krerëve të agjencive për zbatim të ligjiit dhe kjo vështirëson shkëmbimin e informacionit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›