E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Kriza,qeveria ka frikë ta pranojë

 

Partia Demokracia Sociale, shprehu dje shqetësimin për krizën ekonomike që po kalon vendi dhe sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë në trajtimin e pasojave negative të saj. Sekretari Politik i kësaj partie, Artur Duçkallari, tha dje gjatë një konference për shtyp se “nën presionin e Kryeministrit për të mos e përmendur fjalën “krizë”, ministrat e Berishës gënjejnë shqiptarët me mesazhe të paqarta e mashtrues, duke tentuar t’u hedhin hi syve, siç bënë në vitet 1996-1997. Edhe atëherë kur kriza ekonomike kishte shpërthyer dhe po digjte Shqipërinë, Berisha mbante fjalime për paratë e pastra dhe rritjen ekonomike”, tha Duçkallari. Partia Demokracia Sociale shprehu dje gjithashtu shqetësim për kredinë me vlerë mbi 200 milionë euro që merr qeveria shqiptare, lidhur me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. “PDS nuk është kundër ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe lidhjes sa më të shpejtë me Kosovën, por ky objektiv nuk duhet të shërbejë si mbulesë për afera korruptive apo veprime të pamatura me pasoja të rënda ekonomiko-financiare”, tha Duçkallari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›