Zgjedhjet,PLL tur takimesh në jug
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit zhvilloi një tur të ngjeshur takimesh me strukturat drejtuese të PLL në rrethet Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër. Ai shoqërohej nga sekretari koordinativ i PLL për qarkun Gjirokastër, Ahmet Shehu. Kreu i PLL-së, Spahiu tha se “në zgjedhjet e 28 qershorit, në vija të përgjithshme do të ballafaqohen dy alternativa: ajo e majtë dhe ajo e djathtë. Në periudha të ndryshme kohore secila prej tyre ka qenë alternativë qeverisëse, ndaj është e nevojshme që të bëhet një analizë krahasuese ndërmjet tyre”. Gjatë këtyre takimeve, Spahiu ritheksoi qëndrimin e PLL për nevojën, që ligji “Për Dosjet” të gjejë zbatim sa më të shpejtë dhe i konsideroi si të papranueshme përpjekjet që legjitimiteti i këtij ligji të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese nga persona që janë në konflikt të hapur interesi me të.