E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Baraj: Berisha smbajti premtimet e 4 viteve më parë

Partia Socialiste denoncoi të tjetra premtime të pambajtura të qeverisë Berisha. Sipas kandidatit për deputet në Tiranë, Besnik Baraj, Berisha gënjeu për shifrat reale të rritjes së pagave e pensioneve në këto 4 vjet. Sali Berisha premtoi se do të dyfishonte pensionet e gjithë pensionistëve të qytetit dhe se do të ngushtonte diferencën mes atyre që jetojnë në qytet dhe atyre që jetojnë në fshat. Berisha e bëri këtë premtim ndaj njerëzve të këtij vendi dhe e shkeli atë. Ai dështoi përpara pensionistëve dhe çdo qytetari të Shqipërisë. Ende sot Berisha nuk e ka mbajtur premtimin e tij për dyfishim të pensioneve në qytet ,theksoi Baraj. PS-ja ka renditur një sërë premtimesh, të konsideruara të pambajtura, të qeverisë Berisha duke theksuar se Kryeministri ka dështuar në shumë fusha. Katër vjet më parë Sali Berisha doli përpara veteranëve të vendit tonë dhe u premtoi atyre dhe organizatës së tyre status të veçantë dhe mbështetje financiare nga ana e qeverisë së tij. Ky një premtim i pa mbajtur. Berisha dështoi. Sali Berisha vazhdon të bëjë shumë premtime, por ai vazhdon njëkohësisht ti shkelë ato. Berisha ka dështuar, ndaj është koha që ai të largohet!, u shpreh më tej Baraj. Sipas tij, pensionistët në fshat vazhdojnë të marrin 60% më pak se ata që jetojnë në qytet, duke shtuar se Berisha dështoi dhe çështë më e keqja ai e di që ka dështuar. Berisha ka dështuar dhe i ka kthyer kurrizin njerëzve të Shqipërisë dhe më 28 qershor populli i Shqipërisë do të ketë mundësinë ti kthejë kurrizin Sali Berishës dhe politikës së tij të vjetër. Më 28 qershor njerëzit e vendit tonë do të kenë mundësinë të zgjedhin politikën e re të ndryshimit të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Politika e re e ndryshimit ofron mundësi dhe shpresë për të gjithë njerëzit tanë dhe do ti trajtojë pensionistët me dinjitet. Ata janë ura lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes dhe Edi Rama e Partia Socialiste do ti trajtojnë ata me respektin që meritojnë për kontributin që i kanë dhënë vendit, përfundoi ai.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›