E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: “Spoti i Berishës, abuzues dhe me demagogji”



Partia Demokracia Sociale ka denoncuar spotin televiziv të kryeministrit Berisha. Sekretari Politik i PDS-së, Artur Duçkollari, tha se Berisha nuk mund të ushtrojë demagogji duke keqpërdorur lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ndaj PDS e fton Berishën të lërë thirrjet nga telefoni e të shkojë personalisht në një nga kioskat ku pensionistët e vuajtur marrin cikërrimat që u ndan qeveria e tij e dështuar, për të dëgjuar e kuptuar gjendjen e vështirë të tyre. Përpara se të flasë në mbledhjen e qeverisë, Berisha le të zhvendoset pak metra larg shtëpisë e zyrës luksoze për të pyetur pensionistët se sa paguajnë për një vizitë mjekësore, kush kujdeset nëse u mungojnë ilaçet, sa u kushton fatura e energjisë elektrike dhe sa mish, apo fruta konsumojnë çdo muaj. Tanimë të gjithë shqiptarët e ndiejnë se edhe për Berishën pensioni po afrohet, por në ndryshim nga bashkëmoshatarët kryeministri i dështuar për ironinë e fatit duket se do të jetë pensionisti më i pasur në 2009-n”, - tha Duçkollari.

4 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›