PDS akuza qeverisë
Tiranë -Partia Demokracia Sociale ka reaguar sot lidhur me miratimin e ligjit nga ana e mazhorancës për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, ku do të shtoheshin edhe edhe kolaboracionistët e Luftës së Dytë Botërore. “Ne e kuptojmë zotin Berisha vetëm në një drejtim të caktuar, që ai kërkon të angazhojë për fushatën elektorale edhe kolaboracionistët e djeshëm, kriminelët e Luftës së Dytë Botërore, që vranë dhe prenë shqiptarët, por edhe kolaboracionistët politikë të ditëve të sotme, të cilët bashkëpunimin me Berishën po e kthejnë në një strategji politike kundër shumicës së opozitës aktuale dhe segmenteve të së majtës shqiptare. Kolaboracionizmi i Luftës së Dytë Botërore është i dënuar përfundimisht nga historia”-theksoi kryetari i kësaj partie Paskal Milo.
Sipas Milos, qeveria më parë duhet të rehabilitojë dhe të ndihmojë njerëzit e varfër që u prekën nga tragjedia e Gërdecit. “Në një kohë që për Gërdecin po bëhen përpjekje që të reabilitohet, me fondet e BE-së, qeveria e zotit Berisha, që është përgjegjëse e tradegjisë së Gërdecit, në vend që të mendojë për të rehabilituar dhe për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë dhe të varfër të Gërdecit, ajo mendon si të shpërblejë kolaboracionistët dhe kriminelët e Luftës së Dytë Botërore”-tha më tej Milo.