PS-LSI përplasje protestash në shesh
11/03/2009 Manifestimet e 15 marsit janë menduar të organizohen në orare të afërta mes tyre
“Të mblidhemi të kujtojmë ata që ikën dhe të mos harrojmë këto plagë që janë hapur”
Protesta e 15 mars pritet të sjellë përplasjen e radhës mes dy partive kryesore të së majtës. Kështu, si Partia Socialiste, ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar organizimin e një proteste, secila në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra, por ndërkohë në orare të afërta mes tyre. Nga ana e saj Partia Socialiste ka ftuar qytetarët t’i bashkohen një manifestimi të madh më 15 mars nën moton “Mos harro!”, në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit, në orën 12:30 në kraterin ku ndodhi shpërthimi, për t’u zhvendosur në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në orën 17:30 përpara Kryeministrisë. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim në thirrjen e saj ka kërkuar që të gjithë qytetarët në orën 17:00, nën moton “Berisha ik” në sheshin “Nënë Tereza”, e më pas përpara Kryeministrisë. Pika e takimit për të dyja turmat do të jetë pikërisht ky institucion, pasi e përbashkëta e këtyre dy protestave është pikërisht kundërshtia ndaj qeverisjes aktuale. Pra, në një distancë kohore prej 30 minutash, larg njëra tjetrës turmat pritet që të përplasen në këtë shesh. Por ndërkohë përfaqësuesit e dy partive gjatë këtyre ditëve dhe në vijim nuk do të ndërpresin thirrjet për t’iu bashkuar protestave.
Takimi
Kreu socialist Edi Rama së bashku me vullnetarët e “Bashkimit të ri për ndryshim” ishin dje në fshatin Marqinet, vetëm pak metra larg kraterit të Gërdecit, i cili mori jetën e 26 njerëzve dhe plagosi qindra të tjerë. Vullnetarët e “Bashkimit të ri për ndryshim” po përhapin në Tiranë dhe periferi të saj thirrjen për të gjithë qytetarët për t’iu bashkuar manifestimit që do të zhvillohet më 15 mars e që nis në Gërdec. Vetë kryesocialisti Rama bëri thirrje që “të mblidhemi të gjithë, të kujtojmë ata që ikën dhe të mos harrojmë këto plagë që janë hapur”.
Deklarata
Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se “nuk ka asnjë përplasje, sepse sot ka vetëm një çështje: që Berisha të ikë, ndaj motoja jonë është shumë e qartë dhe ka kapur një hapësirë të gjerë, që kushdo që mendon se Berisha duhet të ikë dhe nuk duhet të rrijë më asnjë sekondë, ka vendin e tij bosh në sheshin tonë të madh dhe do të jetë i mirëpritur”.
Përplasja
Grupet e punës të ngritura pranë PS-së dhe LSI-së mbi organizimin e protestave që pritet të zhvillohen në 15 mars një vit pas tragjedisë së Gërdecit prej ditësh kanë nisur përgatitjet mbi një çështje të tillë. Por, mesa duket oraret e afërta mbi këto dy protesta e bëjnë disi të vështirë organizimin e tyre. Ndërkohë që kjo do të jetë dhe një sfidë mes PS-së dhe LSI-së, nisur nga numri i pjesmarrësve në secilën prej këtre manifestimeve.
Protesta
Në mesin e shtatatorit të vitit që shkoi Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim organizuan një protestë pikërisht për tragjedinë e Gërdecit. Por edhe pse bashkë ato u vunë në garë kush të zaptojë më parë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kësisoj dhe në atë manifestim PS-ja dhe LSI-ja nuk mundën të lënë mënjanë zënkat e tyre dhe të realizonin qëllimin për të cilin thirrën një protestë të tillë.
E reja
Ishte kjo protestë në të cilën opozita parlamentare braktisi traditën e saj, duke zhvendosur kësaj radhe tubimin e saj nga sheshi “Skënderbej” tek sheshi përballë Kryeministrisë. Organizatorët e kësaj protestë, përfaqësues të Partisë Socialiste, kishin improvizuar një poduim mu pranë shkallëve të Kryeministrisë, mbi të cilin të gjithë drejtusit e partive të majta mbajtën fjalimet e tyre, por të drejtuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Beqja: Qeveria vazhdon keqadministrimin fiskal
Nënsekretari për programin në PS, Ilir Beqja akuzoi dje se “qeveria e Sali Berishës vazhdon të shpenzojë para publike për të treguar gjoja arritjet e saj në administrimin fiskal”. Sipas tij, akoma nuk janë bërë publike të dhënat zyrtare të administrimit fiskal për 12 muajt e vitit 2008. “Një analizë më e thelluar e të dhënave të buxhetit janar 2009 dëshmon se 89 % e shpenzimeve për investime kanë shkuar për rrugën Durrës – Kukës. Kjo tregon se të gjitha punët e tjera publike që Berisha hallakatet të inagurojë nëpër Shqipëri janë të pambështetura me fonde buxhetore dhe kontratat po lidhen vetëm për qëllime elektorale”, u shpreh Beqja. Për këtë arsye, nënsekretari socialist, lëshoi dhe njëherë tjetër kërkesën e përsëritur prej një kohe të gjatë nga PS-ja, duke i kërkuar “Sali Berishës, që në 110 ditët që i kanë mbetur, të mos shpërdorojë buxhetin e shtetit për qëllime elektorale”.