PS “sulm” me vullnetarë
Tiranë -Duket se Partia Socialiste me në krye Edi Ramën ka nisur tashmë kopjimin e fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara, të Barack Obamës. Tashmë në dyert e qytetarëve të Tiranës, përveç vullnetarëve fetarë nga Perëndimi, do të trokasin edhe vullnetarë politik, në siglën e Partisë Socialiste. Si parin e lajmërimeve, vullnetarët do ta çelin me kërkesën për pjesëmarrje në mitingun e 15 marsit, në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Bashkë me vullnetarët sot në rrugicat e bllokut “Ali Demi”, ishte dhe Kryetari i PS Edi Rama, i cili ka bërë apel të gjithë qytetarëve që ka takuar për të qenë prezent në sheshin “Skënderbej” në orën 6 pasdite. Mes qytetarëve që ka takuar Rama, jo rrallë, është ndeshur dhe me problemet e tyre.
Kryetari i PS është shprehur se manifestimi i madh që do të zhvillohet në kryeqytet është për të gjithë që ndjenë nevojën se ky realitet duhet të ndryshojë. “Ndaj ditën e diel duhet të jemi së bashku, për të manifestuar nevojën e të gjithëve për ndryshim, në mënyrë që kostoja e jetës që rritet aforfe çdo muaj, me çmime, me fatura, me sigurinë e jetës, me mungesën e garancisë për të nesërmen, me papunësinë e varfërinë. Të gjitha këto të jenë arsye të mëdha për të qenë bashkë, jo për t’u ndarë e përçarë. Jo ca këtej e ca andej me flamuj të ndryshëm, me dasi, sherre, grindje, që i ka nxitur politika në 18 vjet”-tha ndër të tjerash “ideatori” i vullnetarizmit Edi Rama.
“Turi i vullnetarëve për të rritur sensibilizimin e popullsisë duke trokitur derë më derë është një risi e Partisë Socialiste”-thuhet në një deklaratë nga selia rozë.