PDS shqetësim për Reformën në Drejtësi
Partia Demokracia Sociale ka shprehur sot mbështetjen e saj ndaj organit të akuzës. Gjatë një konference për shtyp pranë selisë së PDS, kryetari i saj, Paskal Milo, pohoi se "PDS nxit në mënyrë të veçantë institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme që të mos i nënshtrohet presioneve të vazhdueshme, dhe në rritje të segmenteve qeveritare". Sipas Milos, "Prokuroria duhet t'i shkojë deri në fund procesit të hetimeve për aferat e mëdha korruptive, dosjet e të cilave vazhdojnë të jenë të hapura dhe, që tashmë i gjithë opinioni publik është i ndërgjegjshëm që aty ka një korrupsion galopant. Milo mbështeti deklaratat e ambasadorit të BE-së, Lohan dhe të SHBA-së, Uidhers, në lidhje me projektligjet e PD-së për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. Sipas Milos, projektligjet e PD-së synojnë të vendosin kontrollin mbi institucionet e Drejtësinë.