Madhi: Reforma Zgjedhore, duhet dhe 15 ditë afat
Mandati i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore duhet të shtyhet deri në dy javë. Ky ka qenë mendimi i dhënë nga kreu i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi. Si anëtar i këtij komisioni, Madhi thekson se "i duhet më tepër se një javë mandat shtesë Komisionit të Reformës Zgjedhore për të përfunduar Kodin e ri elektoral". Mandati i katërt që do t'i kërkohet të enjten Parlamentit do të jetë 15-ditor. Por konsensusi që ka shoqëruar deri tani miratimin e shumicës së dispozitave që kanë kaluar, të paktën brenda anëtarëve të maxhorancës, rrezikohet nëse të mëdhenjtë e marrin me nxitim. Sipas Madhit, pikat e rëndësishme që kanë mbetur pa përfunduar në draftin e ekspertëve, siç janë administrata zgjedhore dhe shpërndarja e mandateve, mund të gjenerojnë konflikt.