E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, mijëra policë në protestë

Sofje -Të paktën 6 mijë policë kanë protestuar sot Sofje, në kryeqytetin e bullgar, duke kërkuar nga qeveria rritje të rrogave për 50 % dhe përmirësimin e kushteve të punës. Policët që kishin ardhur nga e gjithë vendi, parakaluan në qendër të Sofjes, ndërsa para ndërtesës së parlamentit vunë një arkivol me mbishkrimin "Ministria e Punëve të Brendshme".

Javën e kaluar, ministri i Brendshëm, Mihail Mikov vendosi që policëve t'ua rritë pagat për 5 %, duke thënë se rritja prej 50 % është e pamundur. Më herët, Mikov pezulloi 1 mijë vende pune në polici.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›