E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Zgjedhjet seriozisht në rrezik

Partia Socialiste i konsideron zgjedhjet e ardhshme parlamentare në rrezik serioz. Kryetari i asamblesë së Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në një komunikim me mediat tha se vendimi më i fundit i qeverisë e bën akoma më konfuz procesin e paisjes me karta ideniteti, ndërsa e cilësoi si domosdoshmëri propozimin e Partisë Socialiste për karta ideniteti falas për ato shtresa në nevojë. Ruçi palajmëroi kryeministrin Berisha të mos luajë me zjarrin pasi PS-ja është e vendosur të mos lejojë manipulimin e tyre. Sipas Rucit, Shqipëria në NATO nuk duhet të shërbejë si slogan për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›