PD,kush janë kandidatët për deputet
TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha, i ka dhënë fund listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, duke prezantuar dje emrat zyrtarë, që aspirojnë për të qenë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Ashtu siç edhe dihet tashmë, listën e kandidatëve për deputetë në çdo qark e kryesojnë ministrat, përveç Qarkut të Durrësit, Lezhës dhe Kukësit. Në vendet e para, ku është e sigurt edhe marrja e mandatit, renditen thuajse të gjithë zv/ministrat.
Në listë, por në një pozicion jo shumë të favorshëm, janë renditur edhe këshilltarët e tij, Selami Xhepa, Glori Hysi. Ndërsa këshilltari tjetër i Kryeministrit, Fatbardh Kadilli, gëzon një vend më të kënaqshëm në Qarkun e Korçës.
Në listën e kandidatëve për deputetë janë përfshirë edhe prefektë, zv/prefektë dhe kryetarë të PD-së në rrethe. Ndërkohe që nuk janë lënë jashtë, edhe pse të fundit në lista, veprimtarët ndër vite të Partisë Demokratike.
Kryeministri Sali Berisha ka sjellë kësaj here një listë më cilësore se ajo e legjislaturës së kaluar, por pa ndonjë kontribut të madh në PD, edhe pse shumicën prej tyre, kreu i ekzekutivit i bëri themelues të kësaj partie.
Në listën e kandidatëve janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm femrash, që kryesisht janë kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas, në qarqet ku ato garojnë. Në vend të sigurt për një mandat deputeti janë edhe dy përfaqësuesit e minoritetit, Kosta Barka dhe Spiro Ksera.
Në listën e kandidatëve për deputetë ka vetëm 5 biznesmenë, tre prej të cilëve vetëm në Qarkun e Shkodrës, të kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ashtu siç edhe dihet tashmë, në listën përfundimtare nuk figurojnë deputetë të ashtuquajtur mbështetës të Topit.
I vetmi që bën përjashtim është deputeti i Elbasanit, Dashnor Sula, të cilin Kryeministri Berisha nuk ka mundur ta mënjanojë, për shkak të kontributit që ky deputet ka dhënë për zonën e tij.
Qarku Tiranë
Sali Berisha, Kryetar i PD-së, kryeministër
Aldo Bumci, Kryetar i PD-së, Tiranë
Rajmonda Bulku, Aktore
Bujar Nishani, ministër i Brendshëm
Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
Gert Bogdani, Kryetar i FRPD-së, ish-zëdhënës i PD-së
Gent Strazimiri, zv/ministër i Brendshëm ish-drejtues i FRPD-së
Florion Mima, zv/ministër i Financave
Ilir Rusmali, sekretar për Çështjet Ligjore në PD, anëtar i kryesisë PD-së
Myqerem Tafaj, këshilltar për Arsimin
Luan Skuqi deputet, themelues i PD-së së Kavajës
Tritan Shehu deputet, ish-kryetar i PD-së
Viktor Gumi, inistër i Punës dhe Çështjeve Sociale
Arben Imami, themelues i PD-së, shef i kabinetit të Kryeministrit
Lajla Përnaska, deputete
Vath Tabaku, kontribues i PD-së së Tiranës. Ka mbaruar doktoraturën në Gjermani
Jorida Tabakum, doktore shkencash. Veprimtare e PD-së
Edit Harxhi, zv/ministre e Jashtme
Altin Ndroqi ish-Gazetar i RD-së
Kastriot Sulku, zv/ministër
Galip Ramadhi, themelues i PD-së në Kavajë.
Taulant Bino, doktor shkencash biologjike. Zv/ministër i Mjedisit
Ermal Dobi, intelektual, master në Varshavë.
Gjergji Bojaxhi, drejtori i KESH-it
Indrit Fortuzi, ish-futbollist i Tiranës
Dhori Kule, rektor i Universitetit te Tiranës
Arben Qirjako, drejtor i ZRPP-së
Ferdinand Shehu, inxhinier, kryetar nëndege i Tiranës.
Arta Sakja, një nga veprimtaret më kryesore ndër vite në jetën politike të PD-së
Jera Kruja, doktore shkencash, profesoreshë në Fakultetin Mjekësisë
Keltis Kruja, një ndër drejtuesit e FRPD-së
Ylber Vata mjek, kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit.
Qarku i Elbasanit
Lulëzim Basha, ministër i Jashtëm
Ardian Turku, ministër i Kulturës
Adriana Gjonim zv/ministre e Arsimit, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas
Rrahim Cota, intelektual
Dashnor Sula, deputet
Luçiano Boçi, kryetar i PD-së së Elbasanit
Sybi Hida, drejtor i politikave makro-ekonomike në MF.
Aurel Bylykbashi, deputet
Bexhet Uruçi, biznesmen
Mimoza Asekiu, anëtare e kryesisë së PD-së
Taulant Zeneli, drejtor në Ministrinë e Brendshme për Ujësjellës Kanalizimet
Erind Bakalli, pedagog i universitetit te Elbasanit.
Zheni Gjergji, mjek
Qamil Dika, student
Agim Boja, intelektual
Sokrat Berdufi, mjek, kirurg
Qarku Gjirokastër
Genc Ruli, ministër i Ekonomisë
Spiro Ksera, prefekt i qarkut.
Arben Culli, kryetar i Qarkut të Gjirokastrës.
Teuta Kalemi, drejtuese PD-së në Gjirokastër
Shpresa Joanidhi, aktiviste nga Përmeti
Qarku Korçë
Ridvan Bode, ministër i Financave, sekretar i Përgjithshëm i PD-së
Gjergji Papa, kryetar i PD-së Korçë.
Ledina Aliolli, drejtuese e Lidhjes Demokratike Korçë
Edmond Spaho, sekretar për Ekonominë në PD
Fatbardh Kadilli, këshilltar i Berishës
Ismail Hoxha, doktor shkencash
Elfrida Zefi, prefekte e Korçës
Jonela Spaho, pedagoge në Universitetin Fan Noli, nënkryetare e PD-së për Korcën
Eduard Ypi, intelektual
Alfred Gega, kirurg, ortoped
Nikolla Dudo, zv/prefekt i Pogradecit
Zinet Shaholli, drejtues e FRPD-së, diplomuar për financë
Qarku Vlorë
Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar i PD-së
Ardian Kollozi, kryetar i PD-së, Vlorë
Leonard Demi, deputet
Kreshnik Cipi, biznesmen
Kosta Barka, ish-ministër i Punës
Laureta Bejkosala, ekonomiste, drejton Lidhjen Demokratike të Gruas
Bujar Leskaj, deputet, anëtari Këshillit Kombëtar
Glori Hysi, këshilltar i Berishës për NATO-n
Nexhmije Xhuveli, një nga drejtueset e Lidhjes Demokratike të Gruas
Agron Shehu, veprimtar dhe kontribuues i PD-së
Agata Mishto, aktiviste e PD-së
Elsa Gjini, nënprefekte e Sarandës
Qarku Shkodër
Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së, Kryetare e Kuvendit
Astrit Bushati, deputet
Arenca Trashani, deputete, doktore e Shkencave Juridike
Gëzim Dibra, biznesmen
Gjok Ulededaj, biznesmen, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
Paulin Sterkaj, deputet
Ndue Paluca, drejtues i PD-së në Pukë, kryetar i Bashkisë së Fushë-Arrëzit
Ramiz Cobaj, deputet, ekonomist
Gjovalin Cuni, drejtor i Bibliotekës Marin Barleti
Shpresa Tepelia, aktiviste e PD-së, doktoraturë në fushën e Telekomunikacionit
Bardh Spahia, mjek
Qarku Fier
Sokol Olldashi, ministër i MPPTT-së
Ilir Bano, deputet, doktor shkencash
Mesila Doda, themeluese e PD-së, drejtuese e KKRT-së
Enkeleid Alibeaj, ministër i Drejtësisë
Vasillaq Ngresi, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe nënkryetar i PD-së, Fier
Fatos Beja, ministër i Arsimit
Enno Bozdo, zv/ministër i Ekonomisë
Blerim Koreshi, veprimtar i PD-së
Ramadan Krasniqi, veprimtar i PD-së, drejtor fushatash elektorale
Ferdinand Murati, kryetar i PD-së së Fierit, kryetar i Këshillit të rrethit Fier
Daut Sulaj, nënprefekt i Lushnjës
Vasilika Hysi, kryetare i Lidhjes Demokratike të Gruas, dega Fier
Majlinda Verria, sekretare e Përgjithshme e Prefekturës
Stavri Ristani, zv/ministër i MPPTT-së
Nevila Bami, sekretare e Marrëdhënieve me publikun në PD-në e Lushnjës
Suzana Lumani, biznesmene, menaxhon një shkolle private
Qarku Lezhë
Edi Paloka, deputet, ish-zëdhënës dhe anëtar i kryesisë së PD-së
Mark Marku, gazetar dhe analist, studiues i Shkencave të Komunikimit
Paulina Hoti, zv/ministre e Drejtësisë, pedagoge e Universitetit Luigj Gurakuqi
Rraimond Hoxha, okulist
Xhovalin Prenga, deputet
Gjok Vuskani, doktor shkencash, deputet
Zef Gjoka, kryetar i PD-së Lezhë
Margarita Trashaj, anëtare e PD-së që prej '92-shit, arkitekte
Qarku Berat
Genc Pollo, zv/kryeministri aktual
Mehmet Xheka, kardiolog, deputet i legjislaturës së shkuar
Lefter Maliqi, kryetar komune
Thoma Rumnici, prefekt i Beratit
Bujar Hoxhaj Biznesmen
Miranda Haxhia, shkrimtare, publiciste
Migena Reci, anëtare e Këshillit Kombëtar
Edije Pone, veprimtare e PD-së
Qarku Kukës
Flamur Noka, sekretar Organizativ i PD-së, mjek
Besnik Dusha, kryetar i PD-se së Tropojës
Fatos Hoxha, deputet
Evelina Koldashi, intelektuale, eksperte
Myzejeme Aliaj, intelektuale e Hasit
Qarku Dibër
Jemin Gjana, ministër i Bujqësisë
Sherefedin Shehu, zv/ministër i Financave
Bedri Hoxha, kryetar i Bashkisë së Klosit
Selami Xhepa, këshilltar i Berishës për politikat ekonomike
Mirjana Bulku, drejtuese e Lidhjes Demokratike të Gruas për Dibrën
Dhurata Cupi, drejton një nga agjencitë e transferimit të pronave në Ministrinë e Brendshme