E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Arvizu takohet me Topin

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë,  Aleksandër Arvizu. Gjatë takimit është dikutuar mbi situatën politike në vend  dhe është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit politik mes klasës politike shqiptare në funksion të reformave të rëndësishme për vendin.

Në takim u tha se maxhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun konstruktiv institucional dhe të nxisin bashkëpunimin reciprok në shërbim të së ardhmes së vendit. Kryetari i Shtetit theksoi se reforma zgjedhore është një ndër hapat më imediate, që kërkon angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të palëve.

Ambasadori amerikan Arvizu theksoi domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformave, dhe për këtë sipas tij përgjegjësia i takon klasës politike shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›