Hysi ndalë Besën
Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit patinë iniciativën në fushë në këtë përballje dhe arritën që tri pikë ti ndalin në Merdarë.
Në pjesën e parë të dy ekipet patën shumë pak raste shënimi derisa pjesë loja e dytë ishte më atraktive dhe më me shumë raste për shënim.
Vetëm trembëdhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Besart Musolli me një goditje të sakët nga distanca arriti ta mposhtë portierin Valmir Bytyçi dhe ta kaloj në epërsi Hysin 1:0.
Pas këtij goli, mysafirët u munduan ta barazojnë rezultatin por pa sukses. Ndërsa edhe pse kishin epërsinë prej një goli edhe vendasit bënë përpjekje për ta shënuar golin e dytë por nuk ia dolën.
Me këtë fitore Hysi ngjitet në vendin e katërtë në tabelë me 39 pikë të tubuara sa ka edhe Drita me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Besa mbeti në kuotën e 35 pikëve.