E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu nëprogramin "Loggione"të Canale 5

Programi i Canale 5 mbi operën "Loggione" që jepet çdo të shtunë në orën 8.50, iu kushtua të shtunën operës "Elisir d'Amore" që u vu në skenë në Teatrin e Operës së Romës para pak ditëve, me dirigjent Bruno Campanella dhe regjisor Ruggero Cappuçio. Historia e operës së Donizetti-t është një histori dashurie mes të thjeshtit Nemorino dhe Adinës. Kjo e fundit, fillimisht i reziston dashurisë së shprehur nga i riu dhe duket e vendosur të martohet me rreshterin triumfues Belcore. Nemorino, për të fituar zemrën e të dashuruarës, të pijë një çaj magjik (pikërisht Eliksirin e dashurisë). Në kastin e operës edhe Saimir Pirgu në rolin e protagonistit, Nemorino-s, që kur intonon "Una Furtiva lagrima" merr një lumë duartrokitjesh që e detyrojnë edhe ta përsërisë arien. Opera me dy akte Elisir d'Amore e Gaetano Donizetti-t është pjesë e traditës së operës komike, megjithëse në të nuk mungojnë elementët mallëngjyes dhe sentimentalë. Është vënë në skenë për herë të parë në maj të vitit 1832 dhe është e njohur edhe për faktin se kompozitori ka pasur vetëm dy javë kohë për ta shkruar. Romanca e kënduar nga Nemorino, "Una furtiva lagrima" në aktin e dytë, është kulmi i melankolisë që përshkon operën. Mjeshtëria e Saimir Pirgut del në pah më së miri në interpretimin e kësaj romance, një nga më të preferuarat e Luciano Pavarotti-t. Aq më shumë që ajo konsiderohet një ndër pjesët më të vështira për t'u interpretuar. Por në fund të romancës Saimir Pirgu dëshmoi dhe një herë sigurinë dhe nivelin e lartë që ka arritur. Përveç zërit e ndihmon edhe një prani e ndjeshme skenike, element që e bën atë protagonistin ideal.

Tenori
Ashtu si edhe shumë opera të tjera të famshme, edhe "Elisir d'Amore" e Gaetano Donizettit, ka një çast sa të vështirë aq edhe të bukur, që është një provë e vërtetë për protagonistët e saj. Dhe është pikërisht aria e aktit të dytë "Una furtiva lagrima", një nga të preferuara e Pavarottit. Më 4 shkurt në Operën e Romës, kur tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu, në rolin e të dashuruarit Nemorino, nisi të këndojë atë faqe të shkëlqyer të muzikës botërore, një heshtje e thellë ra në plate, që më pas u shndërruar në një lumë duartrokitjesh që dekretoi suksesin e mbrëmjes, të këtij spektakli festues dhe prekës. Kaloi kështu premiera e operës së Donizettit "Elisir d'Amore" me regji të Ruggero Cappuçios, dirigjent Bruno Campanella, dhe me një kast të rinjsh të motivuar. Aktorë të zotë dhe këngëtarë të shkëlqyer. Përveç Saimir Pirgut në rolin e Nemorinos, gjejmë sopranon sllovake Adriana Kucerova, në rolin e Adinës, baritonin Fabio Maria Capitanuçi në rolin e Belcore-s dhe il baritonin Alex Esposito si Dulcamara. Opera do të qëndrojë në teatrin e Operës së Romës deri më 18 shkurt, me shfaqje më 12, 15, 17, dhe 18 shkurt (shiko kalendarin në sitin e Operës së Romës. Opera me dy akte "Elisir d'amore" i Gaetano Donizetti-t është pjesë e traditës së operës komike, megjithëse në të nuk mungojnë elementët mallëngjyes dhe sentimentalë. Është vënë në skenë për herë të parë në maj të vitit 1832 dhe është e njohur edhe për faktin se kompozitori ka pasur vetëm dy javë kohë për ta shkruar. Mjeshtëria e Saimir Pirgut doli e plotë në interpretimin e kësaj romance, një nga më të preferuarat e Luciano Pavarotti-t. Aq më shumë që ajo konsiderohet një ndër pjesët më të vështira për t'u interpretuar. Por në fund të romancës, me një do të mrekullueshme në fund të duetit, Saimir Pirgu dëshmoi dhe një herë sigurinë dhe nivelin e lartë që ka arritur. Përveç zërit e ndihmon edhe një prani e ndjeshme skenike, element që e bën atë protagonistin ideal.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›