E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE përfundoi debatin për Kosovën, votimi nesër

Parlamenti Evropian ka përfunduar debatin për Kosovën. Ndërsa rezoluta e cila do të votohet nesër hedh edhe një herë poshtë idenë e çdo lloj ndarjeje të Kosovës. Në debatin e kësaj rezolute përfaqësuesi i presidencës çeke Aleksandër Vondra theksoi se Kosova duhet pranuar në proceset rajonale të integrimeve evropiane. "Kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak se nuk është lehtë të ruhet uniteti i të gjitha vendeve të BE-së" ka thënë Vondra.Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, i cili është në përputhje me aspiratat e atij vendi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Këtë shpresë shfaqi edhe anëtari i grupit Aleanca e Lirë Evropiane, Joost Jagendijk, i cili tha se mendon që në fundit të fundit Serbia do të pranojë realitetin në teren dhe do të shikojë nga e ardhmja dhe jo e kaluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›