Konkurs për krijimin e fondit publik në Galerinë e Arteve
Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve ka shpallur konkursin për projektin "Krijimi i Fondit Publik për Artistë Emergjentë në Galerinë Kombëtare të Arteve". Në vazhdën e projekteve të reja në këtë institucion të rëndësishëm të ekspozimit të vlerave të pikturës dhe artit pamor në ven, vazhdojnë projektet në ndihmë të artistëve të rinj. Ky projekt synon krijimin e një perspektive për të ardhmen e artistëve të rinj, të cilët, pas studimeve aspirojnë karrierën në të gjitha drejtimet e spektrit të artit pamor (histori dhe teori arti, kurim aktivitetesh artistike, menaxhim, koordinim, restaurim etj.). Ky projekt do të realizohet mbi bazën e konkurimit për artistët e rinj në mënyrë që të arrihet integrimi i më të mirëve mbi bazën e konkurrencës në jetën artistike.Në mbështetje të artistëve të rinj dhe me qëllim dhënien e mundësive për të prezantuar aftësitë e tyre, do të shpallen përfitues vetëm 6 të rinj, të cilët do të bëhen pjesë grupeve organizuese në Galerinë Kombëtare të Arteve, sipas nevojave institucionale.Individët, të cilët do të përftojnë këtë shumë, do të përfshihen brenda grupeve artistike të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të marrin pjesë rregullisht në të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2009-tw, si ekspozita me koleksionin e GKA-së dhe ekspozitat e axhendes se ketij institucioni. Për secilin do të ketë program të veçantë pune të miratuar nga Drejtoria e GKA-së.Objektivat e këtij projekti konsistojnë në rivitalizimin dhe sjelljen e energjive të reja nga këto kontigjente artistesh në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërtimin e një rrjeti specialistwsh dhe kuratorësh të rinj në rajon dhe ndërtimin e projekteve të përbashkëta me ta dhe futjen e praktikave më të reja të organizimit, koordinimit dhe kurimit të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në Institucionet tona kulturore.Për të vlerësuar përfituesit nga projekti "Krijimi i Fondit Publik për Artistët Emergjentë", do të ngrihet një juri, e cila do të bëjë përzgjedhjen dhe vlerësimin e dosjeve të kandidatëve pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.