PEKIN 2008 – Katër rekorde olimpike
Autori i Lajmit: red.
Dita e tretë, në Lojërat Olimpike në Pekin solli rekorde të reja botërore dhe olimpike.
Në qendër të vëmendjes ishte stafeta amerikane 4X100 metra not, të cilët shënuan rekord të ri botëror me kohë prej 3 minuta 8 sekonda dhe 24 të qindta duke përmirësuar rekordin e mëparshëm për gjithsej 3 sekonda. Kjo ishte medalja e dytë e artë për Majkëll Fellps, i cili është në kërkim të 8 medaljeve të arta në këtë Olimpiadë. Gjithashtu Fellps arriti të përmirësojë edhe rekordin e tij olimpik në disiplinën “Flutur” 200 m të shënuar para 4 viteve. Tani rekordi i ri është me kohë prej 1 minutë, 53 sekonda dhe 70 të qindta.
Rekorde të tjera kishin edhe notuesja nga Zimbabve, Kristi Koventri, e cila në disiplinën not në shpinë në 100 metra, mori fitoren me kohë prej 58.77 sekonda dhe përmirësoi rekordin e deritanishëm botëror për 20 të qindta. Edhe japonezi Kozuki Kitaxhima arriti deri te medalja e artë me rekord të ri botëror në disiplinën “delfin” në 100 metra. Notuesi australian Hajden Stokel në gjysmëfinale në disiplinën not në shpinë në 100 metra kishte rekord të ri botëror me kohë prej 52 sekonda dhe 97 të qindtat. Italiania Frederika Pelegrini në kualifikimet në disiplinën 200m not i lirë arriti të shënojë rekord të ri botëror edhe atë me kohë prej 1 minutë 55 sekonda dhe 45 të qindta. Rekord të vetëm olimpik në peshëngritje shënoi kinezja Janin Çin, e cila arriti të marrë medaljen e artë duke ngritur 138 kg dhe me gjithsej 244 kg në dy garat të marrë fitoren para ruses Marina Shajnova. Në këto gara mori pjesë edhe peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila arriti të marrë vendin e 6 në të dy garat. Edhe pse mbeti pa medalje, ky është rezultat i suksesshëm për Romelën.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008