E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me doping çiklistja Moreno e Spanjës dhe atleti grek Gusis

Autori i Lajmit: red.
Dopingu fillon të shfaqet në Pekin 2008. Çiklistja spanjolle Maria Isabel Moreno është bërë konkurrentja e parë që thyen rregullat e lojës dhe rezulton pozitiv në testing antidoping. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Moreno, që është regjistruar në garën e femrave me kohë individuale ka rezultuar pozitiv me EPO. Moreno është testuar më 31 korrik në fshatin olimpik dhe është larguar nga Kina po atë natë. Komisioni i Disiplinës ka bërë të ditur se ajo është përjashtuar nga programi i lojërave. Ka rezultuar gjithashtu pozitiv edhe sprinteri grek Tasos Gusis që është kthyer në shtëpi, duke protestuar se është i pafajshëm, pasi ka rezultuar pozitiv me substancë të ndaluar në një test. Gousis është atleti i parë që ka rezultuar me doping, që kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka nisur kontrollet për doping. Sprinteri në garat për 200 metra është urdhëruar të kthehet menjëherë në shtëpi, duke braktisur qendrën stërvitore në Japoni.
Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ndaluar sprinteren greke Katerina Thanou të marrë pjesë në Pekin 2008, për shkak të përfshirjes së saj në një skandal dopingu katër vjet më parë në Athinë 2004. shumë atletë grekë, përfshirë 11 peshëngritës, një boksier dhe një notar, kanë testuar pozitiv për substanca të ndaluara në muajt e kaluar. Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se do të rrisë numrin e testeve antidoping për të shmangur turpin e krijuar nga sprinterët Katerina Thanou dhe Kostas Kenteris në Lojërat e kaluara.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›