Ibra vë bast: “Fitojmë me Interin dhe Realin”
Sulmuesi kryesor i Barceloëns, Zlatan Ibrahimoviç, është duke vuajtur nga një dëmtim dhe mund të mungojë në ndeshjet kyçe të skuadrës së tij kundër Interit dhe Realit të Madridit. Gjithsesi, suedezi duke folur për faqen zyrtare të FIFA-s, ai tha se ndihet i bindur në suksesin kundër ish-klubit të tij kur Barça do të përballet me Interin ditën e martë. “Interi është një ekip shumë i mirë dhe kjo është një ndeshje jetësore në të cilën neve na lejohen të bëjmë gabime. Nëse do të fitojmë do të marrim kryesimin e grupit. Ne kemi pasur jo pak fat të keq në ndeshjet tona të Ligës së Kampioneve. Është një ndeshje shumë e madhe për mua dhe jam në një gjendje optimizmi, besoj se do të kthehemi në rrugën që unë dëshiroj”. Ibrahimoviçi gjithashtu beson se kuqeblutë do të jenë në krye të klasifikimit kur Reali i Madridit të vizitojë “Kamp Nou”-n në fundjavë, edhe pse ai e hodhi poshtë që formacioni i Pep Guardiols mund të përsërisë fitoren 6-2 të vitit të kaluar. “Nuk dua të mendoj aspak se sa gola do të shënojmë. Barcelona ka një mentalitet shumë sulmues dhe unë jam i sigurt se do të fitojmë dhe do të shënojmë shumë gola. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ne, por për klubin, tifozët, por edhe për asnjanësit dhe botën në përgjithësi. Askush nuk është indiferent rreth kësaj ndeshjeje. Ne do të luajmë në shtëpi dhe me siguri do të fitojmë. Unë dua të fitoj gjithçka, me cilindo klub që unë të luaj”, - përfundoi sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç.
Maksuell: “Do të jetë fantastike”
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Maksuell, e shikon me optimizëm vizitën e Interit në “Kamp Nou”. Braziliani i larguar nga zikaltërit gjatë kësaj vere ndjen akoma afeksion për klubin italian, por ai këmbënguli se prioriteti i tij kryesor është të ndihmojë skuadrën e tij aktuale të marrë tri pikët. “Do të jetë një ndeshje fantastike dhe speciale, është shumë thelbësore për ne të fitojmë, ne do të përballemi me ekipin më të mirë në Itali”, - tha Maksuell për gazetën sportive italiane “Il Corriere dello Sport”. “Ne jemi profesioniste dhe kjo është shumë e rëndësishme në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Tani Interi është kundërshtari i radhës dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë të neutralizuar lojtarët e tyre më të mirë dhe të fitojmë”. Lionel Mesi dhe Zlatan Ibrahimoviç janë në dyshim për ndeshjen, por Maksuell beson se “blaugranasit” mund të fitojnë dhe pa ta. “Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo moment, por unë besoj te grupi”, - tha ai. “Një lojtar nuk mund ta fitojë kurrë një ndeshje i vetëm”.
24 Nentor 2009