PLUS dhuron bileta falas për 30 fëmijë
PLUS, sponsor i përgjithshëm i kombëtares shqiptare bëri realitet ëndrrën e 30 fëmijëve nga zonat e Bathores dhe Bregut të Lumit, për të ndjekur nga afër sportistët e kombëtares si dhe për të marrë pjesë në ndeshjen historike të së premtes kundër Francës. Surpriza më e këndshme për fëmijët ishte bileta e dhuruar nga PLUS për të ndjekur idhujt e kombëtares në stadium ditën e premte gjatë sfidës së madhe me Francën. PLUS shpërndau dhurata simbolike si bluza, kapele, ora e të tjerë për fëmijët në vështirësi ekonomike dhe sociale të zonave periferike të Tiranës si dhe mundësoi asistimin e tyre gjatë seancës stërvitore paraprake të kombëtares në stadiumin e Durrësit, ku ata patën mundësi të shihnin nga afër në një ditë pune kombëtaren shqiptare
Grupi D
Skuadra N F B H Gol P
1) Franca 6 4 1 1 9-2 13
2) Bjellorusia 7 3 3 1 6-2 12
3) Bosnja 6 3 1 2 8-7 10
4) Rumania 6 2 2 2 8-6 8
5) Shqipëria 6 2 2 2 4-6 8
6) Luksemburg 7 0 1 6 1-13 1
Ndeshjet
Sot
Bjellorusi – Bosnje 19:30
Luksemburg – Rumani 19:30
Shqipëri – Francë 21:00
6 shtator
Luksemburg – Shqipëri 20:15
Bosnje – Bjellorusi 20:15
Rumani – Francë 20:30