Diarra: Cana? Duele të forta me të
Në kohën kur Alu Diarra mbronte ngjyrat e Lionit, është përballur shpeshherë me Lorik Canën, shqiptarin që luante për marsejezët e Olimpikut. Për mesfushorin që aktualisht ka zënë vendin e Lorikut pikërisht te Marseja, kujtimet e dueleve me të janë të bukura, ndonëse kanë qenë të ashpra. “Jo, kontakte nuk kam. Por si kundërshtar e vlerësoj shumë dhe kam pasur duele të forta dhe të bukura. Ai është një lojtar luftarak.
Kjo është një krenari dhe të luash me më të mirët është po ashtu pozitive.” Më pas, Diarra foksusohet në ndeshjen e sotme. “Shoh një ndeshje shumë të vështirë. Një ekip që luan shumë fort përpara publikut dhe është shumë i angazhuar. Ne e respektojmë skuadrën shqiptare. Njoh disa lojtarë që kanë luajtur në Francë, ndaj nuk do t’ nënvlersojmë,” përfundon ai.