Lala: Pak rëndësi ka në luaj, por dëshira është e madhe
I njohur në Gjermani me nofkën “zotëria 100%” pasi jep gjithnjë shpirtin në fushë, Altin Lala mund të mos jetë titullar, por për të më i rëndësishëm është rezultati. “Për këtë ndeshje ka kohë që flitet. Gjithë publiku e pret me padurim këtë sfidë. Natyrisht edhe skuadra jonë e pret një gjë të tillë. Shpresojmë që të jemi në një ditë të madhe, në gjendjen optimale. Në të tilla ndeshje për një trajner është e lehtë të motivosh skuadrën. Ose më mirë skuadra vetmotivohet para kësaj skuadre. Çdo lojtar do të jetë i impenjuar dhe përqëndruar më shumë se në ndeshjet e tjera, më shumë se 100 për qind. Por duhet të luajmë me gjakftohtësi dhe jo me frikë dhe të themi se luajmë kundër kësaj skuadre dhe oburra të dalim të gjithë përpara. Natyrisht Franca ka një skuadër shumë të fortë dhe në repartin ofensiv shumë kompetitiv dhe duhet të kemi shumë kujdes. Aktivizimi? Luaj apo jo nuk ka rëndësi. Çdo gjë mund të ndodhë. Nëse do të jem rezervë apo jo këtë do ta vendëdosë trajneri. Gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë dhe këtu nuk përjashtohem edhe unë. Nuk e fsheh që dua të luaj. Trajneri ka disa ide dhe do të vendosë pastaj fundi fundit deri nesër ka kohë. Të shohim. Forma ime? Kam një vit që stërvitem pa u dëmtuar. Stërvitja në Gjermani është intensive dhe kjo gjë më ka bërë të jem nga forma fizike më mirë se një gjysmë viti më parë. E ndiej veten më mirë, pas shumë dëmtimeve,” është shprehur gjatë prononcimit të tij kapiteni Lala.