200 talebanë, të vrarë në 24 orë
Sipas burimeve zyrtare të ushtrisë pakistaneze, Forcat e Armatosura të vendit kanë vrarë të paktën 200 palestinezë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë dhe të së dielës. Shteti pakistanez ka ndërmarrë një ofensivë masive kundër militantëve talebanë në Luginën Suat, ndërkohë që burimet ushtarake fajësojnë militantët islamikë për shkaktimin e viktimave civile në një çast kur ofensiva po hyn në javën e tretë të saj. Kjo edhe pse autoritetet i kanë këshilluar banorët të largohen nga zona e luftimeve.