Apeli shqyrton dënimin e reporteres amerikane
Avokati i gazetares iraniano-amerikane, Roksana Saberi, e dënuar me tetë vjet burgim për spiunazh, tha se Gjykata e Apelit do ta jepte gjatë javës në vazhdim verdiktin mbi dënimin e reporteres. Avokati sqaroi se u ishte dhënë koha e duhur nga ana e gjykatës për të sqaruar tërësisht çështjen. Pas seancës dëgjimore shtoi: "Duke marrë parasysh mënyrën si u zhvillua sesioni, jam optimist se çështja ‘Saberi‘ do të pësojë ndryshime thelbësore, të cilat do të shkojnë në të mirë të saj".