POLITIKA KORRUPTON EDHE VENECIAN?
Nuk përbën një sekret fakti i hidhur që, të fuqishmit e politikës në Shqipëri, i kanë shtrirë metastazat e tyre në thuajse të gjitha institucionet e pavarura. Por do të ishte tmerrësisht shqetësuese, nëse provohet se ata kanë arritur të influencojnë, në prapaskenë, edhe vendimmarrjen e institucioneve botërisht të pavarura, si Komisioni i Venecias. Alarmi lind natyrshëm pas transmetimit nga "Top Channel" të një lajmi, që pretendon shpalljen nga Komisioni i Venecias si jokushtetuese të një kërkese për të organizuar referendum lidhur me amendamentet e Kushtetutës të realizuara më 21 prill.
Kërkesa e bërë nga një grup nismëtarësh, të grupuar rreth Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, është ende në proces gjykimi nga Gjykata Kushtetuese. Dhe është kjo e fundit që rezulton se i ka kërkuar një opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje mjaft të debatuar dhe me ndjeshmëri të lartë politike edhe për zgjedhjet që afrojnë. Por Komisioni nuk e ka adoptuar ende një opinion të tillë dhe prandaj, lajmi i transmetuar nga "Top Channel", ngre pikëpyetje mbi pavarësinë dhe punën e pandikuar nga faktorë jashtë Komisionit, të tre ekspertëve të ngarkuar për draft-raportet mbi kushtetutshmërinë e referendumit. Për këtë shkak, Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, në pritje të një reagimi nga Komisioni i Venecias, sapo i ka dërguar edhe një letër sekretarit të këtij institucioni, Gianni Buquicchio.
***
Nëse do të klikosh në faqen e internetit të Komisionit të Venecias, do të mësosh se ai do të mblidhet në një sesion plenar pas pak ditësh, më 13-14 mars. Për sa i takon Shqipërisë, Komisioni pritet të zyrtarizojë një opinion lidhur me referendumin për amendamentet e Kushtetutës, vetëm pasi të diskutojë dhe dialogojë mbi tri raportet e dërguar nga tre ekspertë, të ngarkuar për të dhënë mendimin e tyre mbi çështjen, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo presupozon se ata duhet të përpunojnë mendimin e tyre, aq më tepër në pavarësi nga aktorët shqiptarë (si Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, partitë politike LSI, PS, PD, LZHK, lëvizja "Mjaft" etj.), që kanë shfaqur interes për çështjen në fjalë. Asnjë nga aktorët që mbështesin një referendum dhe votim nga populli për amendimet e bëra nga PS-PD, nuk është kontaktuar nga Komisioni i Venecias. Por ndërkohë mësohet se, të tjerë aktorë politikë shqiptarë ose joshqiptarë, paskan dijeni për përmbajtjen e raporteve të tre ekspertëve që (mos vallë gabimisht?) raportohen në media si "opinion" i Komisionit të Venecias.
Në fakt, janë të gjithë shanset që, pas diskutimit në seancë plenare, Komisioni të adoptojë një opinion që mund t‘u largohet në shumë aspekte, vlerësimeve që do të paraqesin tre ekspertët e tij. Por fakti që përmbajtja e këtyre vlerësimeve bëhet publike nga një media dhe bazuar në "burime konfidenciale" jashtë Komisionit të Venecias dhe pa u bërë publike nga Komisioni i Venecias, fakti se lajmërohet se të tre ekspertët (edhe pse presupozohet të punojnë të ndarë nga njëri-tjetri) janë shprehur kundër referendumit, hedh dyshime jo vetëm për pavarësinë e tyre nga njëri-tjetri, por edhe nga faktorë të jashtëm të interesuar për të kundërtën. Nëse lajmi konfirmohet, nuk mund të mos rezultojë se këta faktorë jashtë Komisionit të Venecias, qenkan të informuar në mënyrë të koordinuar, të privilegjuar dhe në prapaskenë për gjithçka. Nëse është vërtet kështu, atëherë parimi i paanshmërisë (pa të cilin nuk mund të ketë dhe objektivitet e drejtësi), që udhëheq punën e Komisionit të Venecias është shkelur rëndë. Por ka shumë pak shanse që informacioni komprometues të mos ketë ndodhur sa kohë që "Top Channel" ka dhënë edhe pamje filmike të faksimileve të raporteve të tre ekspertëve, dokumente këto, që aktualisht dhe për shkak të embargos, nuk mund të aksesohen në faqen e internetit të Komisionit të Venecias.
***
Kush mund të jenë këta aktorë, nga të cilët "Top Channel" ka mundur të vjelë një informacion të mbajtur ende në embargo nga Komisioni i Venecias? Mos vallë Gjykata Kushtetuese, e cila i ka kërkuar Venecias një opinion? Por edhe ajo informohet nga Komisioni vetëm për opinionin përfundimtar të adoptuar në seancë plenare, pra për atë që është realisht opinioni zyrtar i Venecias. Gjykatës Kushtetuese Shqiptare i duhet një opinion i tillë dhe jo materialet paraprake të tre ekspertëve, ashtu sikundër atij që kërkon të blejë një shtëpi, i duhet apartamenti dhe jo tullat dhe llaçi, që do përdoren për ta ndërtuar atë në projekte nga më të ndryshmet. Burimi konfidencial për median mund të kenë qenë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, që, për shkaqe ende të pasqaruara publikisht, janë shfaqur jokritikë me amendimin e Kushtetutës më 21 prill dhe, po për këto shkaqe të mbetura në errësirë, joentuziastë për një referendum popullor lidhur me to. Ose ka të ngjarë që informacioni konfidencial mund të ketë rrjedhur nga ndërkombëtarët te partitë politike (PS-PD?), që kanë kauzë të përbashkët me ta lidhur me amendamentet apo referendumin. Por nëse vërtet Gjykata Kushtetuese, dhe aq më tepër ndonjë nga forcat e tjera politike, si PS apo PD, të pozicionuara kundër referendumit, janë informuar në avancë për mendimet e ekspertëve, madje edhe më përpara se vetë sesioni i Komisionit të Venecias, atëherë asgjë nuk të pengon të dyshosh jo vetëm për kaq, por edhe për bashkëpunim mjaft komprometues të këtyre aktorëve me të tre ekspertët.
Në një rast të tillë, profesionalizmi i Komisionit të Venecias në elaborimin e çështjes së referendumit për amendimet e Kushtetutës, do të vihej në dyshim si rrallëherë dhe sesioni që pritet të mblidhet këtë javë do të ishte thellësisht i paragjykuar. Sepse, mos vallë do të aprovojë një opinion që është "vulosur" paraprakisht? Kështu, ndonëse i ka bërë politikanët kundërshtarë të referendumit të fërkojnë barkun, lajmi i dhënë nga "Top Channel", edhe pse me mjaft pasaktësi, ka ngritur si padashur, siparin e një prapaskene mjaft të errët me fije të shumta komprometuese. Mos jemi në pragun e një skandali të ri korruptiv të politikës, këtë herë me zgjatime deri përtej Adriatikut?
***
I famshëm për opinionet e pavarura në këshillimin e demokracive të reja në tranzicion, Komisioni i Venecias nuk jep direktiva dhe i ndërton opinionet e tij nëpërmjet një procesi të hapur dialogimi me të gjithë aktorët e interesuar për një çështje. Është në traditën e tij që për çështje shumë të rëndësishme si kjo e referendumit për amendamentet e Kushtetutës, të dërgojë dhe grupe pune në vendin e interesuar, të cilët kontaktojnë faktorët që përplasen për çështjen në fjalë. Dhe është mbledhja e të gjitha opinioneve kundërshtuese, si dhe ballafaqimi i tyre me parimet e demokracisë, që është bërë dhe lënda e parë për objektivitetin aq të famshëm të Komisionit të Venecias.
Por duket se në rastin e çështjes së referendumit (madje edhe në atë të opinionit për amendimet kushtetuese) kjo traditë nuk është respektuar. Ose është respektuar në mënyrë të njëanshme. Sepse askush nga Komisioni i Venecias nuk ka kontaktuar Komitetin e Mbrojtjes së Kushtetutës, ose LSI-në, ose lëvizjen "Mjaft" apo të tjerë faktorë që kanë mbështetur idenë e referendumit. Për të gjitha këto dyshime që lindin nga lajmi i publikuar në "Top Channel", kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, i ka dërguar një letër sekretarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchi, ku ndër të tjera, i kërkon "përgënjeshtrimin e lajmit mbi përmbajtjen e një opinioni që Komisioni i Venecias nuk e ka adoptuar ende", si dhe që t‘i krijohej Komitetit të Mbrojtjes së Kushtetutës mundësia t‘i parashtronte Komisionit pikëpamjet e veta për referendumin në fjalë, para se Komisioni të arrinte në një opinion.
***
Ndërkaq, lajmi se sipas Komisionit të Venecias "amendamentet kushtetuese të miratuara me konsensus nga demokratët dhe socialistët, më 21 prill 2008, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare" nuk është i saktë. Komisioni e ka dhënë me kohë opinionin për amendamentet dhe ato nuk kanë qenë të fshehura askund. Komisioni i Venecias ka pasur rezerva, që janë bërë me kohë publike edhe në median shqiptare, për një pjesë të amendamenteve, prandaj edhe në konkluzionet e opinionit të tij thuhet: "Amendamentet e Kushtetutës të realizuara në Prill 2008 janë përgjithësisht në linjë me standardet evropiane… por kjo nuk mund të thuhet për amendamentet e neneve 104 mbi votëbesimin dhe 149 mbi Prokurorin e Përgjithshëm. Amendamenti i fundit është, me keqardhje një hap prapa, dhe e bën këtë institucion më pak të pavarur". Të gjitha rezervat e Komisionit të Venecias brendashkruhen te vlerësimi që i cilëson "përgjithësisht" në përputhje me standardet evropiane. Dhe është një term që përgjithësisht ndan, ndonëse me shumë takt, por thelbësisht, standardin nga jostandardi. E megjithatë, kjo është një tjetër temë e gjerë, që nuk i ka shpëtuar ende debatit dhe nuk mund të përmbyllet me një lajm.