Rregullat për botën e re
Fillimisht ishte vetë evenimenti. Çdo krizë e mëparshme ekonomike është trajtuar më parë nga FMN-ja, Banka Botërore, apo G7-a, që më vonë u bë G8-a. Por kësaj radhe, "djemtë e mëdhenj" kuptuan se nuk mund të merreshin vetëm me problemet dhe u duhej të përfshinin në valle edhe tregjet në zhvillim të botës. Për një reagim efektiv në një ekonomi globale, gjithë lojtarët kryesorë të botës duhej të merrnin pjesë. Për të ofruar para ‘cash‘ (në dorë), vendet si Kina dhe Arabia Saudite ishin thelbësorë. Sigurisht, jo çdo gjë ka ndryshuar.
Takimi u mbajt sërish në Uashington dhe Presidenti i atëhershëm, George W. Bush, pati rastin të luante një rol kyç në përcaktimin e axhendës. Amerika ka marrëdhënie vitale me vende kyçe si Kina, Japonia dhe Arabia Saudite, si dhe lidhje të mira me aleatë të vjetër, si Britania, Franca e Gjermania. Dukej krejtësisht e mundshme që ky grup më i gjerë dhe më përfaqësues kombesh të mund të bënte një koordinim politikash të nevojshëm për zgjidhjen e krizës. Kështu, është një botë e re, por jo domosdoshmërisht një botë nga ku Amerika është përjashtuar, e as një vend ku veprimet e përbashkëta janë të pamundura.
Historianët ndoshta do ta rishikojnë krizën pas disa kohësh dhe ta shohin atë si të shkaktuar nga suksesi. Mund të duket e çuditshme të thuash një gjë të tillë për ngjarjet e karakterizuara nga paniku, rritja e avashtë dhe rënia e tregjeve të bursës. Por duhen marrë në konsideratë kushtet që krijuan një gjendje të tillë. Në dy dekadat e kaluara, bota ka gëzuar stabilitet politik, inflacion të ulët dhe një zgjerim masiv të ekonomisë globale me rreth 3 miliardë njerëz. Vendet në gjithë planetin u rritën në nivele të larta dhe u zgjeruan me katër për qind, apo më shumë në vitin 2006 dhe 2007. Luftërat, konfliktet civile dhe terrorizmi shkaktuan më pak trazira politike nga sa kishin shkaktuar në dekada të tëra, apo edhe në shekuj.
Të gjitha këto krijuan probleme të reja. Disa vende u zhvilluan më shumë në fuqi dhe burime, apo u bënë më të sigurta e nacionaliste. Hyrja e Iranit dhe Venezuelës në skenën botërore dhe Rusia e gjallëruar, ishin produkt i rritjes së naftës. Në botën e ekonomisë, prosperiteti dhe inflacioni i ulët ndërsyen dy forca masive. E para ishte kredia e lirë dhe e dyta, rezervat e gjera të reja të kapitalit. Tepricat e kursimeve u grumbulluan në ekonomitë e reja të Azisë, në një shkallë që nuk ishte parë në histori. Në një shkallë të caktuar problemi është se SHBA-ja dhe disa ekonomi perëndimore konsumuan shumë më shumë sesa prodhonin dhe e mbyllën diferencën duke marrë hua.
Por, nëse Amerika e tejkaloi me shpenzimet, Azia e tejkaloi me kursimet. Gjithë ato kursime, rreth 10 bilionë dollarë, duhej të shkonin diku dhe për dy dekada pjesa më e madhe e tyre u kanalizua drejt SHBA-së, që u konsiderua, në mënyrë disi të justifikuar, si vendi më i sigurt dhe më i mirë për të investuar. Kjo bëri që kreditë të jepeshin lehtë dhe të krijoheshin flluska të shumta në SHBA, në aksionet e teknologjisë, prona dhe bursë. Sidoqoftë, edhe pse duket keq, kriza financiare do të përfundojë një ditë. Nuk dihet se kur, por kombinimi i ndërhyrjeve të qeverive do të funksionojë eventualisht. Kjo për arsye se qeveritë janë më të forta se tregjet. Ato mund të mbyllin tregjet, mund të shtetëzojnë firmat dhe të krijojnë rregulla të reja. Dhe Uashingtoni ka një fuqi tjetër unike: mund të shtypë para.
Ndërhyrja e qeverisë e ka stabilizuar kapitalizmin më përpara. Asnjë qeveri moderne nuk mund të pranojë rëniet ekonomike që ishin rutinë në shekullin XIX. Gjatësia mesatare e një krize ndërmjet vitit 1854-1919 ishte deri në 22 muaj. Në dy dekadat e fundit, në kontrast, rëniet e ekonomike kanë pasur një gjatësi rreth tetë muaj dhe ndërmjet krizave ka pasur të paktën 100 muaj. Në këto ndryshime kanë kontribuar shumë faktorë, por shpjegim kryesor janë politikat fiskale dhe monetare të Uashingtonit. Sigurisht, industria financiare - qendra e krizës aktuale - është jo e zakonshme, për të mos thënë unike, meqë është gjaku i ekonomisë. Si rezultat, duhet të monitorohet me kujdes.
Thuajse në të gjitha krizat financiare të 30 viteve të fundit, qeverisë i është dashur të ndërhyjë. Dhe deri më sot ia ka dalë. Kjo ndërhyrje a na kthen në socializëm, apo në një ekonomi më të vjetër të përzier? Para 35 vitesh, qeveritë në shumë vende kontrollonin vlerën e valutës së tyre kombëtare. Ato kishin në pronësi kompanitë e çelikut, ato të makinave, kompanitë e telefonave dhe bankat. Ato përcaktonin çmimet e biletave, të telefonatave, të komisioneve të bursës dhe çimentos. Tarifat në botën e industrializuar ishin shumë herë më të larta nga sa janë sot. A mendon dikush se po kthehemi në këtë epokë? A mendon dikush se qeveritë do të ishin më të afta të kenë në pronësi dhe do drejtojnë ekonomitë, siç kanë qenë më përpara? Do të ketë një rikthim rregullash. Por rregullat nuk janë socializëm.
Kapitalizmi është tashmë një fenomen global. Ai po fuqizohet nga veprimet e kompanive dhe qeverive, si dhe individëve në të gjithë botën. E, në kërkim të rritjes dhe standardeve më të larta të jetesës, vendet do të vazhdojnë të përdorin tregjet e lira dhe tregtinë e lirë për të fuqizuar rritjen e tyre. Problemi real, me të cilin përballemi sot, nuk është kriza e kapitalizmit. Është kriza e globalizmit. Bota e re po hyn në skenë dhe nuk ka në plan të largohet. Ne nuk do të kthehemi në një sistem të dominuar nga një dorë vendesh rreth Atlantikut Verior. Faktorët që fuqizojnë rritjen e ekonomisë globale dhe të pjesës tjetër janë forca të strukturuara, që kanë funksionuar prej dekadash. Ato nuk janë jetëshkurtra dhe nuk do zhduken përballë një krize financiare. Ato do të durojnë dhe gjatë procesit do të zhvendosin fuqinë nga qendrat e stabilizuara në Perëndim.
Analistët tremben se rënia e menjëhershme, që erdhi si pasojë e krizës së kredive, mund të jetë edhe më e fortë se Depresioni i Madh në fillim të viteve ‘30 dhe që shkaktoi stanjacion global. Ekonomia kineze mbetet një e pesta e masës së Amerikës dhe ushtria e saj është akoma më e vogël. Shumë fuqi të mëdha ndajnë disa interesa themelore dhe ideale me SHBA-në. Rreziku kryesor është se Uashingtoni do të luajë në mënyrë të tepruar, duke u përpjekur të drejtojë vendet e tjera drejt balancës. Menaxhimi i fuqisë ushtarake dhe politike amerikane mbetet detyra e vetme dhe më kryesore për stabilitetin global. SHBA-ja duhet të ofrojë rregulla, institucione dhe shërbime për të zgjidhjen e problemeve madhore globale. Aktiviteti social dhe ekonomik është global, por fuqia politike është lokale. Problemet ekonomike sociale dhe politike mund t‘i kalojnë kufijtë, por zgjidhjet ndodhen në qeveritë vendase, të cilat e ruajnë me xhelozi sovranitetin e tyre. Terrorizmi, krizat financiare, sëmundjet ngjitëse, energjia, siguria dhe gjithë këto sfida kërkojnë reagime të koordinuara dhe në disa raste, institucione që mund t‘i zbatojnë ato.