PPE: Berisha arriti shumicë të fortë
Presidenti i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens përshëndeti dje krijimin e koalicionit të ri qeverisës, tw udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha dhe me pjesëmarrjen e Lwvizjes Socialiste pwr Integrim. "Presidenti Martens i dha mbështetje të plotë Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në 48 orët e fundit të fushatës elektorale. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Martens në takime të shumta me publikun dhe në media shprehu mbështetjen ndaj Partisë Demokratike", thuhet nw njoftimin pwr shtyp tw zyrës sw PPE-sw. "Jam shumë i kënaqur që Kryeministri Berisha ka siguruar një shumicë kaq të fortë në parlament. Kjo do ta lejojë atë të krijojë një qeveri pro-Europiane, që do të vazhdojë zbatimin e reformave të sukseshme të Shqipërisë"- u shpreh Presidenti i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens nw mesazhin pas zgjedhjeve tw 28 qershorit. "Fal Sali Berishës, Shqipëria ka pësuar një transformim madhështor dhe unë jam i bindur se me këtë mandat të ri, ai do të vazhdojë të shtrojë rrugën e vendit të tij drejt perspektivës së Bashkimit Evropian", shtoi Martens.