E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet studenti pas protestës

 

FIER - Mungesa e provave ka bërë që 20-vjeçari Mihal Kumaraku të lihet i lirë 24 orë pas arrestimit. Kanë qenë prindërit ata që gjatë gjithë pasdites së së të dielës dhe dje janë ngujuar në ambientet e jashtme të komisariatit dhe policisë së qarkut Fier. Dy prindërit e të riut Kumaraku, në një takim të zhvilluar me krerët e policisë u kanë servirur atyre fakte të cilat e mbanin larg incidentit të natës së 30 qershorit djalin e tyre. Janë dashur vetëm pak detaje që nga uniformat blu të kuptohej se djali nuk ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit të ndodhur me kandidaten e PD-së, Rajmonda Bulku. Sipas burimeve të brendshme të policisë mësohet se prindërit e Kumarakut kanë kërkuar lirimin e tij për arsye se dita e sotme shënonte edhe me datën e një provimi të djalit i cili studion prej dy vitesh në një universitet privat në Tiranë.          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›