PPE, Istúriz telegram urimi Berishës
“Është nder dhe kënaqësi t’ju përcjell ju dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet e përzemërta me rastin e fitores së bindshme në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vendin tuaj. Suksesi juaj në zgjedhje është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të jetë partneri juaj në familjen e madhe Evropiane të familjeve politike të qendrës së djathtë. Ne jemi krenarë të ndajmë të njëjtat vlera dhe ideale për një Evropë të bashkuar, duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe prosperitet”, shkruan ndër të tjerash Istúriz.
Ai shtoi se “populli shqiptar provoi t’ju japë ju besimin, duke ditur se falë jush, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ka dorëzuar aplikimin për anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s”.