“Ankimimet, Kolegji të jetë i pavarur”
22/07/2009 Ambasadorët takim me gjyqtarët
Me nisjen e procesit të gjykimeve të çështjeve zgjedhore në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesit diplomatikë në vendi tonë janë takuar me trupën gjyqësore të këtij kolegji dhe u kanë kujtuar atyre se vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 qershorit do të varet në një shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve. Në njoftimin për shtyp thuhet se Presidenca Evropiane, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, i Republikës Federale të Gjermanisë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës takuan anëtarët e Kolegjit Zgjedhor për të sinjalizuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe interesin për një proces elektoral të besueshëm. “Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE. Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë nga afër procesin elektoral. Vlerësimi final i zgjedhjeve të 28 qershorit do të varet në një shkallë të konsiderueshme nga trajtimi i procesit të ankimimeve dhe apeleve”, - nënvizohet në deklaratë. Përfaqësuesit diplomatikë theksuan rëndësinë e rolit të Kolegjit Zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur, duke iu referuar ndërhyrjeve që u vunë re në procesin e numërimit të votave nga partitë politike dhe presione ndaj administratës zgjedhore. “Përfaqësuesit diplomatike nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor, drejt formimit të një qeverie legjitime”, - përfundon deklarata.