“PS kundër ngritjes së monstrës ekologjike”
22/07/2009 Klosi për TEC-in në Durrës
Partia Socialiste kundërshtoi ashpër ndërtimin e TEC-it me qymyr në Durrës. Deputeti socialist i këtij qarku Blendi Klosi, duke shprehur qëndrimin e partisë që ai përfaqëson lidhur me një vendim të tillë të qeverisë “Berisha”, theksoi se “në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto-Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u ritha durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo monstër ekologjike, e papranueshme nga asnjë vend europian, mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët, si të demokratëve, ashtu dhe socialistëve durrsakë, dhe bie ndesh me të gjitha standardet evropiane”. Njëkohësisht Klosi i mëshoi fort faktit se PS-ja nuk do të lejojë ndërtimin e një TEC-i të tillë. “Si deputet i Qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto-Romano, pavarësisht se sa milionë euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht se sa kohë do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban krushqia e tij e re me Ilir Metën”, - u shpreh ai.